Sonte do të ketë qitje artilerike nderi me rastin e Ditës së ARM-së

Njësia e batalionit të artilerisë së Ushtrisë në ora 19:00 në kazermën “Ilinden” në Shkup në mbrëmje do të zhvillojë zjarr artilerie nderi duke gjuajtur 10 toga nga gjashtë topa. Dy orë më herët, në periudhën nga ora 17:00 deri në ora 18:00, do të kryhet zjarr testues i artilerisë me një goditje nga gjashtë artileri, transmeton Portalb.mk.

Siç informuan nga Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë, qitja për nder është pjesë e obligimeve protokollare të Ushtrisë për shënimin e festave, dhe është pjesë e aktiviteteve që zhvillohen me rastin e 30 vjetorit të krijimit të Ushtrisë.

Gjithashtu, me një manifestim gjatë gjithë natës në Stadiumin Ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, do të festohet Dita e Ushtrisë, 18 gushti dhe jubileu “30 vjet Ushtria”.

Në manifestimin, i cili do të fillojë në ora 19:00, do të marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant-koloneli Vasko Gjurçinovski.

Ministrja dje informoi për shënimin e jubileut tredekadash të Ushtrisë përmes disa manifestimeve, nga të cilat theksoi ngjarjen e hapur me qytetarët, më 17 gusht në orën 18:30 në Stadiumin ushtarak. Ajo porositi se në takim të përbashkët me qytetarët që kanë besimin më të madh te Ushtria, do të prezantohen pajisjet më të fundit, transportuesit e rinj të blinduar, aftësitë e specialistëve të armatës, e më pas do të vijojnë me shfaqje muzikore nga orkestra ushtarake.

Petrovska falënderoi të gjithë ministrat paraprak të Mbrojtjes, shefat e Shtabit të përgjithshëm, të gjithë gjeneralët, si dhe të gjithë punonjësit e mbrojtjes dhe ushtrisë për kontributin e dhënë në zhvillimin e asaj që është shtyllë e vendit tonë, si dhe falënderoi përfaqësuesit e mediave të cilët gjithmonë raportojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm për mbrojtjen dhe ushtrinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button