Dje mot i stuhishëm në Negotinë, sot do të bëhet vlerësimi i dëmeve

Stuhia e përcjellë me erë të fortë dhe shi të rrëmbyeshëm për vetëm 20 minuta në Negotinë ka shkaktuar pasoja të rënda, njoftoi dje Qendra për Menaxhimin e Krizave. Nëntëmbëdhjetë zjarrfikës punuan mbrëmë për të riparuar dëmet nga stuhia. Disa banorë të Negotinës raportuan për dëme nga stuhia, transmeton Portalb.mk.

Stuhia hoqi çatitë e disa shtëpive, ndërsa disa rrugë lokale u bllokuan për shkak të pemëve të rrëzuara.

“Kohë që nuk ka ndodhur diçka e tillë në Negotinë. Stuhia, e cila zgjati vetëm njëzet minuta, shkaktoi pasoja të rënda. U shkatërruan konstruksionet e çative, drurët, shtyllat me pjesë të tensionit të ulët dhe telat”, tha Goran Stojanovski, shef i Sektorit për operim dhe koordinim në QMK.

Nga sot do të përcaktohen dëmet ndër të tjera edhe për kulturat bujqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button