RMV, nga 1 shtatori fillon gjuetia e derrave të egër si një nga masat kundër murtajës afrikane të derrave

Sezoni i gjuetisë fillon më 1 shtator në të gjitha vendgjuetitë, përveç vendgjuetisë në komunat Makedonska Kamenicë, Vinicë, Koçan dhe Dellçevë, vendosi Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave. Me këtë vendim nis shpopullimi maksimal i menjëhershëm i derrave të egër sipas akcional të Ministrisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, transmeton Portalb.mk.

Miratimi i fillimit të gjuetisë së derrit të egër është një nga masat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së murtajës afrikane të derrave, e cila kërcënon seriozisht sektorin e derrave.

Sipas Ligjit për Gjuetinë, gjahu është në pronësi të shtetit dhe si e mirë e interesit të përgjithshëm të shtetit gëzon mbrojtje të veçantë dhe i nënshtrohet masave ligjore në rast të shfaqjes dhe përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

Koncesionarët e gjahut në vendgjueti, udhëheqësit e vendgjuetisë shtetërore NP “Parqet Nacionale” dhe NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup si drejtues të përkohshëm të vendgjuetisë pa koncesioner, duhet të rregullojnë punën e tyre sipas këtij vendimi.

Koncesionarët e gjahut në vendgjueti janë të detyruar të organizojnë gjuetinë në prani të kujdestarit të gjahut, inspektorit të gjuetisë dhe mjekut të mjekësisë veterinare, ndërsa pas gjuetisë, gjahu i gjuetisë duhet të ruhet në vend të caktuar të shënuar nga koncesionarët e gjahut në terrenet e gjuetisë. Koncesionarët dhe drejtuesit e vendgjuetisë shtetërore janë gjithashtu të detyruar që brenda 5 ditëve të përcaktojnë ditët e gjuetisë për gjuajtjen e intensifikuar të derrave të egër dhe të marrin të gjitha masat para fillimit të gjuetisë, njoftoi Ministria e Bujqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button