Gjigantët kinezë të internetit detyrohen të japin detajet e algoritmeve të tyre

Gjigantët kinezë të internetit, përfshirë “Alibaba”, pronarin e TikTokut “Byte Dance” dhe “Tencent”, kanë ndarë për herë të parë detaje të algoritmeve të tyre me rregullatorët e Kinës, transmeton Koha.net.

Algoritmet vendosin se çfarë shohin përdoruesit dhe rendin se si i shohin postimet – dhe janë kritike për të nxitur rritjen e platformave të mediave sociale, raportoi BBC-ja të martën.

Në SHBA, “Meta” dhe “Alphabet” kanë arritur t’i mbajnë ato të fshehura, duke argumentuar me sukses se algoritmet janë sekrete tregtare derisa u bëhej thirrje për më shumë zbulime në këtë drejtim.

Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) ka publikuar një listë me përshkrimet e 30 algoritmeve.

Në një deklaratë, ajo tha se lista e saj e algoritmeve do të përditësohej në mënyrë rutinore, në një përpjekje për të frenuar abuzimin e të dhënave. Ndër algoritmet e listuara është një që i përket faqes së internetit “Taobao”, në pronësi të Alibaba.

Kendra Schaefer, shefe e kërkimit të politikave teknologjike në ”Trivium China”, tha se të dhënat dukeshin “në nivel sipërfaqësor”.

“Nuk duket sikur vetë algoritmet janë dorëzuar”, ka thënë ajo për BBC-në.

Megjithatë, Zhai Wei, drejtor ekzekutiv në Qendrën e Kërkimit të Ligjit të Konkurrencës në Universitetin e Shkencave Politike dhe Drejtësisë të Kinës Lindore, beson se informacioni i dhënë ishte “shumë më i detajuar se sa ishte publikuar”.

“Kjo përfshin disa sekrete biznesi, të cilat nuk është e mundur të publikohen”, tha ai për Bloomberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button