Policia kapi 5 automjete që kryenin transportit publik përkundër parregullsive

Në një aksion të policisë për të kontrolluar automjetet që kryejnë transportin publik në Gostivar dhe Tetovë, Policia ka arritur të identifikojë pesë të tilla që kryejnë aktivitetet përkundër parregullsive, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar pesë kundërvajtje (GV) për mangësi teknike dhe mangësi tjera. Dy automjete me frena në gjendje jo të rregullt, dhe poashtu me numrin e njëjtë për moskryerjen e kontrollimit teknik, kurse një automjet për skadim të afatit të regjistrimit”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Në aksionin e realizuar nga SPB Tetovë, raportohet që janë dënuar shoferët, ndërsa 3 automjete janë larguar nga trafiku, nga gjithsej 38 autobusë dhe fërgona të kontrolluara.

Policia sqaroi që pronari i njërit automjet është dënuar pasi nuk kishte dokumentet e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button