Prokuroria filloi hetimet në lidhje me regjistrimin e një shoqate në Maqedoninë e Veriut

Në lidhje me lëshimin e procedurave gjatë formimit të një shoqate qytetare në Maqedoninë e Veriut, për çka ka pasur reagime, Prokuroria Themelore Publike ka filluar procedurat hetimore, transmeton Portalb.mk.

“Pas thirrjes është hapur lëndë për hetimin e pretendimeve për lëshime eventuale gjatë regjistrimit në Shoqatën e Qytetarëve “Car Borisi i Trtetë” në Ohër”, deklarojnë nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër.

Në lidhje me këtë procedurë, është kërkuar nga Regjistri Qendror për sigurimin e dokumenteve të plota në lidhje me regjistrimin e kësaj shoqate.

Prokuroria sqaroi që në muajin maj është dorëzuar një kallëzim penal nga një parti politike, për cka është hapur rast në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir në lidhje me me Qendrën Kulturore “Ivan (Vanço) Mihajlov”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button