fbpx

Qeveria vendosi që ky 20 gusht të jetë ditë jopune në tri komunat e Maqedonisë së Veriut

Në seancën e 69-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që kjo e shtune të jetë ditë jopune në komunën e Tetovës, Mavrovë dhe Rostushë dhe në Komunën Qendër Zhupë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme miratoi konkluzë që dita e Shtunë (20.08.2022) që të jetë ditë jopune për qytetarët e komunave të Tetovës, Mavrovë – Rostushë dhe Qendër Zhupë, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë komune në Mavrovë – Rostushë dhe Qendër Zhupë, si dhe zgjedhjet për Këshillin e Komunës e Tetovës”, sqaroi Qeveria.

Ndryshe, zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendra e Zhupës dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës duhet të mbahen më 20 gusht. Fushata zgjedhore filloi me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri me 18 gusht ora 00:00. Numri i votuesve është rreth 83 mijë në Tetovë.

Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale. Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit. Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button