RMV, ministrja Petrovska ndau distinktivë të artë për 30 vjet shërbim aktiv në Armatë

Gjithsej 281 oficerë, nënoficerë dhe civilë sot, me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe përkujtimit të 30 vjetorit të themelimit të saj, morën distinktivë të artë për tridhjetë vjet shërbim aktiv në Armatë, njofton Portalb.mk.

Mirënjohje për 145 oficerë, 69 nënoficerë dhe 67 civilë për përkushtimin e tyre në mbrojtje dhe Armatë, sot me rastin e ndarjes së distinktivëve shprehi ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili është edhe një nga fituesit e distinktivit të artë për shërbim aktiv në Armatë që nga formimi.

“Kur themi se e filluam ndërtimin e Armatës nga themeli, mendojmë në ju. Ju e ndërtonit, e ndërtuat, ju ishit profesionistët që së bashku me kolegët tuaj krijuat një histori që do ta kujtojmë dhe një të ardhme që e dëshirojmë. Puna dhe energjia që e investuat ju dhanë rezultate të mëdha, përfshirë anëtarësimin tonë historik në Aleancë. Të gjithë ju, që morët pjesë në këto procese mund të thoni me krenari se ishit pjesë e këtij suksesi. Ju e dini më së miri se çfarë do të thotë të jesh pjesë e një ekipi, e një familjeje që e do atdheun e saj dhe punon për të – pa kompromis dhe pa rezerva”, theksoi Petrovska, duke theksuar se është nder dhe kënaqësi që personalisht ua ndan distinktivët për 30 vjet shërbim në Armatë.

Ministrja u bëri thirrje që njohuritë e tyre t’i ndajnë me kolegët më të rinj, sepse siç tha ajo, mbi ta bie detyrimi për të vazhduar ndërtimin e kësaj shtëpie tonë të përbashkët.

Ajo theksoi se RMV si vend ka treguar që ka forcë të befasojë, siç është integrimi më i shpejtë ushtarak në Aleancë, me vlerësimin e suksesshëm të NATO-s për Batalionin e Lehtë të Këmbësorisë, por edhe me kujdesin dhe përkushtimin që ka ndaj Armatës.

“Kemi bërë ndryshime në Ligjin e Shërbimit në Armatë me të cilin përmirësohet seriozisht standardi i secilit prej jush. Ne po pajisim Armatën dhe po i përmirësojmë kushtet e punës për secilin pjesëtar të saj”, theksoi Petrovska.

30 vjetori i Armatës së RMV-së, Petrovska: E shënojmë me ushtri që po modernizohet me shpejtësi dhe mbrojtje që po zhvillohet fuqishëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button