Përgjegjësit në Kodrën e Diellit premtojnë se para se të nënshkruhet çdo lloj marrëveshje, së pari do të ndahet me qytetarët

Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i Kodrës së Diellit, do të investojë vetë kompania e cila e menaxhon (Elem Turs), do të shkojë me partneritet publiko-privat, apo do të shitet. Kjo do të definohet vetëm atëherë kur Elem Turs do të ndahet nga Elektranat e Maqedonisë (ELEM), procedurë kjo e cila ka filluar më shumë se një vit e gjysmë dhe sipas paralajmëriemeve të zyrtarëve, pritet që muajin e ardhshëm të përfundojë. Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë i pyetur nga Portalb.mk shprehet se kur të ketë investitorë të përshtatshëm, e njëjta do ndahet me qytetarët, shkruan Portalb.mk.

Tani për tani, pa përfunduar procedura e ndarjes së Elem Turs nga ELEM nuk mund të thuhet se cila do jetë e ardhmja e këtij destinacioni turistik. Portalb.mk pyeti drejtorin e Elektranave të Maqedonisë (ELEM), Vasko Kovaçevskin se përse po zgjatet kjo procedurë një vit e tepër. Sipas tij procedurat janë nga fundi.

Vasko Kovaçevski, foto: Qeveria e RMV-së
Vasko Kovaçevski, foto: Qeveria e RMV-së

“Për momentin është duke u zhvilluar procesi i ndarjes në pjesën pasurore të marrëdhënieve juridike, sepse në vitin 2012, menaxhmenti i ESM në kohën kur është formuar (Elem Tursi) nuk e ka bërë regjistrim të rregullt të pronave dhe bilancin. Në këtë periudhë po bëhen të gjitha ato dokumente. Do të analizohet ELEM Turs se si do të funksionojë më tej, të jetë juridikisht në rregull, pikërisht këtu është ndalesa e procedurës dhe nuk ka arsye tjetër. Presim që e gjithë procedura të përfundojë gjatë muajit shtator dhe më pas do të dorëzojmë informacion në qeveri, dhe qeveria do të na këshillojë se si të veprohet më tej”, tha Vasko Kovaçevski.

Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili në vazhdimësi e ka vizituar Kodrën e Diellit për çështjen e investimeve i pyetur sot nga Portalb.mk për të qartësuar se ka ose nuk ka investitorë siç ka komentuar disa herë në këtë temë, tha se kur do të ketë oferta të kënaqshme, këtë do ta ndajnë me opinionin.

Kreshnik Bekteshi, foto: Qeveria e RMV-së
Kreshnik Bekteshi, foto: Qeveria e RMV-së

“Personalisht si ministër jam anëtar i Komisionit për shqyrtimin e projekteve të cilat kalojnë si investime strategjike të cilët janë udhëhequr nga kryeministri i vendit. Si anëtar, pra kam qasje në çdo projekt i cili ka interes dhe në mënyrë zyrtare dorëzohen deri në ministrinë e Ekonomisë, institucion tjetër apo drejtpërdrejtë në Qeveri me interes për të bërë një investim të mundshëm në RMV, dhe pikërisht ashtu interesi ka pasur dhe ka ende për zhvillimin e Kodrës së Diellit. Por, kur ka interes nuk domethënë se duhet të bëjmë marrëveshje si Qeveri, ne duhet të mbrojmë interesin publik për atë quhet edhe partneritet publiko-privat…Kur do të kemi investitorë me të cilët do të mund të dakordohemi, kur them të dakordohemi përpara se të nënshkruhet çdo lloj marrëveshje, ajo do të ndahet së pari me qytetarët, do të bëhet debat publik për të njëjtën se a duam ne ta zhvillojmë Kodrën e Diellit siç bën Avziu (drejtori i Elem Turs) apo duam ndonjë investitor privat”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se dy vitet e fundit ka numër rekord të vizitorëve në Kodrën e Diellit, si dhe se ka përmirësim të shërbimeve.

Kujtojmë që ish-kryeministri Zoran Zaev  i cili bëri të ditur se në strategjinë kombëtare 2021-2027, është përfshirë edhe rivitalizimi i qendrës “Kodra e Diellit” ku parashihej dhënia me koncesion 99-vjeçar për një investitor evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button