Dy debate publike do të mbahen nesër në Tetovë për menaxhimin e Parkut Kombëtar Mali Sharr

Instituti Publik Parku Kombëtar Mali Sharr (IPPK Mali Sharr) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) informojnë se nesër do të organizohen debate publike me prezencë fizike dhe online në platformën ZOOM, në lidhje me propozimet për menaxhimin e Parkut Kombëtar Mali Sharr, transmeton Portalb.mk.

Dy debatet publike do të mbahen më 16 shtator 2022 në Universitetin e Tetovës.

Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ligjit për Mjedisin Jetësor, do të mbahen debate publike në lidhje me:

  1. Në ora 10:00 – 12:00 për Draft-Planin e Menaxhimit për Parkun Kombëtar Mali Sharr për periudhën 2022 – 2031është i disponueshëm në ueb faqen e MMJPH-së në linqet vijuese:

     

  2. Në ora 12:30 – 14:30 për Draft-Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Draft-Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar Mali Sharr për periudhën 2022 – 2031është i disponueshën në ueb faqen e MMJPH-së në linqet vijuese:

Debatet publike do të jenë hibride dhe do të zhvillohen me prezencë fizike
dhe online në platformën ZOOM. Linku për kyçje në platformën ZOOM është si në vijim:
https://us06web.zoom.us/meeting/register/tZUld-irrj8pHdz_SVEXJRC8r-UtUHZudFbO 

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë dhe do të flasin ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe drejtori i IPPK  Mali Sharr Ibrahim Dehari.

Vërejtjet dhe propozimet mund te paraqiten gjatë debateve publike ose jo më vonë se 10 ditë pas mbajtjes së tyre në adresat e mëposhtme të kontaktit:

Instituti Publik Parku Kombëtar Mali Sharr
Rr. Njegosheva, nr.3, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut
ose në adresën elektronike: [email protected]
dhe kopje deri te

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,
Sheshi “Presveta Bogorodica” nr.3, 1000 Shkup
adresa elektronike: [email protected]

Në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve, minierave, hoteleve dhe rrugëve të reja

Në të gjithë territorin e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” nuk do të lejohen të ndërtohen hidrocentrale të reja, miniera dhe të gërmohen miniera, nuk do të bëhen hulumtime gjeologjike e as instalim të infrastrukturës së gazsjellësit. Në të gjitha zonat e menaxhimit do të ndalohet kultivimi i bimëve dhe kafshëve aloktone (jovendase) dhe pushtuese, parashihet në Projektplanin për  Menaxhim me Parkun Kombëtar, i cili u prezantua në nëntor të vitit të kaluar.

Në zonën rreptësisht të mbrojtur të Sharrit nuk do të guxon të ndërtohen shtëpi apo rrugë, të qarkullojnë automjete, as të ndërtohet infrastrukturë, të mos korren bimë apo të hapen pishina për kultivim të peshkut.

Në Projektplanin për Menaxhim të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, krahas zonave të mbrojtura  dhe aktiviteteve që do të lejohen, rregullohen edhe potencialet dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm të zonës. Më shumë se njëqind aktivitete janë planifikuar në disa fusha që mund të realizohen. Buxheti për financimin e parkut, sipas Projekt versionit të planit për menaxhim, është një milion euro për funksionimin e parkut dhe dy milionë euro për realizimin e aktiviteteve nga programet dhe kërkime shkencor.

Daniel Bogner, ekspert për menaxhimin e zonave të mbrojtura, theksoi se është një vegël teknike për menaxhimin e parkut kombëtar, që bazohet në ligjin e ruajtjes së natyrës dhe standardet e IUCN.

“Në përgatitjen e planit janë konsultuar një numër i madh ekspertësh dhe të gjithë të interesuarit dhe palët e interesuara. Një nga aktivitetet kryesore ishte zonimi i parkut dhe përcaktimi i aktiviteteve të lejuara dhe të ndaluara. Janë përcaktuar rreziqet dhe kërcënimet kryesore për parkun kombëtar, siç është numri i madh i aktiviteteve të paligjshme që ndodhin në zonë”, vuri në pah Bogner

Ndër kërcënimet më të mëdha për natyrën dhe biodiversitetin e Sharrit janë prerja e pyjeve, mbetjet, frekuenca e lartë e mjeteve motorike në të gjitha zonat, grumbullimi i produkteve pyjore, si dhe shfaqja e fierit si pasojë e neglizhencës dhe mbulimi i zonave të braktisura bujqësore. Një nga aktivitetet kyçe, sipas Bogner, është qëndrueshmëria financiare e parkut, gjë që ai shpreson se nuk do të duhet të bëhet nga prerja e drunjve, siç ndodh në zona të tjera të tilla.

Kufijtë e parkut kombëtar janë të ndarë në katër zona, mbrojtje e rreptë, menaxhim aktiv, zhvillim të qëndrueshëm dhe zonë e rripit të mbrojtur.

Për më shumë lexoni në linkun më poshtë:

Në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve, minierave, hoteleve dhe rrugëve të reja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button