Estonia hoqi monumentet sovjetike nga Lufta e Dytë Botërore

Autoritetet estoneze filluan zhvendosjen e monumenteve të kohës sovjetike të Luftës së Dytë Botërore në qytetin kufitar Narva, vendim që më parë tërhoqi paralajmërime dhe protesta nga Moska, transmeton Portalb.mk.

Heqja e sotme e një tanku si memorial u shoqërua nga një kontigjent i konsiderueshëm i policisë dhe forcave të sigurisë “Vendimi i sotëm na ndihmon të mbajmë fokusin në detyrat tona më të rëndësishme: garantimin e sigurisë së Estonisë dhe ndihmën e të gjithë estonezëve për të kapërcyer krizat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë”, tha kryeministrja Kaya Kalas. Tanku sovjetik do të zhvendoset në një muze ushtarak në veri të kryeqytetit Talin. Narva është një qytet ku popullsia flet kryesisht rusisht.

Nuk është hera e parë që Estonia ka zemëruar Rusinë për zhvendosjen e memorialeve të luftës. Në vitin 2007, qeveria estoneze njoftoi se do të zhvendosë një monument të quajtur Ushtari i bronzit nga Talini qendror në një varrezë ushtarake në periferi të qytetit. Monumenti u ngrit nga autoritetet sovjetike për të përkujtuar forcat sovjetike që mundën ushtrinë naziste nga Estonia. Shumë estonezë e panë monumentin fyes për shkak të pushtimit prej dekadash të vendit nga Bashkimi Sovjetik. Vendimi në atë kohë shkaktoi zemërim në mediat në gjuhën ruse dhe çoi në dy ditë trazira në Talin, në të cilat 156 persona u plagosën dhe 1000 njerëz u arrestuan. Vendi u godit më vonë nga sulme masive kibernetike për të cilat kryesisht fajësohej Rusia.

Lëvizja e fundit vjen pasi Estonia dhe dy shtetet e tjera baltike kanë marrë pozicione gjithnjë e më të ashpra ndaj Moskës pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt. Autoritetet estoneze kanë bërë thirrje për bllokimin e rusëve nga marrja e vizave Shengen, të cilat lejojnë akses të gjerë në shumë vende të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button