RMV, të enjten dhe të premten valë e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë

Të enjten dhe të premten i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës, të cilat në shumë vende do të jenë mbi 35 gradë Celsius dhe në zonat juglindore mbi 40 gradë, njoftoi Drejtoria për punë Hidro-Meteorologjike (DPHM), transmeton Portalb.mk.

Në të gjithë territorin e vendit ditën e enjte dhe të premte do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.

Ditën e premte gjatë natës do të ketë vranësira të shtuara me paraqitje të reshjeve të herëpashershme, thekson DPHM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button