Një pacient në RMV u infektua për të katërtën herë me koronavirus

Në Maqedoni, një pacient që nuk mori asnjë dozë vaksine për të katërtën herë “e kapi” korona, transmeton Portalb.mk.

Në Maqedoni vetëm një pacient, i cili nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës, është infektuar për herë të katërt me koronavirus, konfirmojnë për Kanalin 5 nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga aty thonë se në sistem janë regjistruar gjithsej 17.540 persona të infektuar më shumë se një herë, që do të thotë se 5 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve të konfirmuara janë riinfektime. Numri më i madh i tyre u infektuan dy herë, por janë 102 që “kapën” tri herë koronën.

Për 3 ditë janë kryer 2095 analiza dhe janë regjistruar 889 raste të reja me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button