RMV, ligji i ri për falje në fazën përfundimtare – Presidenti do të mund të falë vetëm për dënim

Ministria e Drejtësisë është në fazën përfundimtare të tekstit të ligjit të ri për falje, për të cilin, siç është paralajmëruar, në të ardhmen e afërt do të përgatitet një draft version. Amendamenti më domethënës që është paraparë është se Presidenti do të mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale të disa personave të caktuar, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Drejtësisë thanë për MIA-n se arsyet për miratimin e ligjit të ri për faljen rrjedhin para së gjithash nga mangësitë dhe zbrazëtirat ligjore në Ligjin ekzistues për faljen, nga aspekti i zbatimit praktik të tij, si dhe nga nevoja për rregullim më të saktë të çështjeve të caktuara të rregulluara me ligj dhe nga një rregullim më i përshtatshëm legjislativ i çështjes. Gjithashtu, thonë nga Ministria, për shkak të nevojës së urgjencës së procedurës, ligji parashikon afate për veprimet e pjesëmarrësve në procedurën e faljes, si dhe është bërë harmonizimi terminologjik i emrave dhe koncepteve të veçanta.

“Me projektligjin rregullohen afati dhe llojet e faljes, veprimi i faljes, personat e autorizuar për paraqitjen e kërkesës për falje, si dhe procedurën dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen. Një nga ndryshimet më domethënëse është se Presidenti mund të falë vetëm për dënim, e jo për ndjekje penale. Risia e dytë e rëndësishme e parashikuar në Projektligj është krijimi i Komisionit në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, i cili përgatit mendim me shkrim të arsyetuar për kërkesën, të cilin Ministria e Drejtësisë së bashku me raportin për kërkesën ia paraqet Presidentit. Me këtë vendim pritet të kapërcehen rreziqet e mundshme që lidhen me të drejtat diskrecionale të ministrit të Drejtësisë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Siç theksojnë ata, shumë domethënëse janë edhe vendimet me të cilat është përpunuar në detaje procedura e faljes.

“Në atë drejtim janë paraparë afate të shkurtra për secilin nga institucionet që janë të përfshira në procedurën e faljes. Njëkohësisht vendimtare janë edhe dispozitat për përgjegjësinë penale të personave që veprojnë në lëndët”, thanë nga ministria.

Falja si institur është një nga kompetencat themelore kushtetuese të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e përcaktuar me nenin 84 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Falja gjendet edhe në nenin 114 të Kodit Penal, i cili rregullon çështjet materiale dhe juridike të faljes. Kuadri ligjor që rregullon në detaje këtë çështje është krijuar për herë të parë në vitin 1993 dhe është ndryshuar dhe plotësuar dy herë në vitin 2009 dhe 2016.

Kujtojmë se vitin që lam pas, ish-ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq e tërhoqi listën me propozimin për falje, ku ishin edhe të dënuarit si Sead Koçan, Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Boban Iliq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button