fbpx

Britania e Madhe: Epidemia e lisë së majmunëve tregon shenja ngadalësimi

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë kanë deklaruar sot se shpërthimi i lisë së majmunëve në të gjithë vendin “po tregon shenja të ngadalësimit”, por se është shumë herët të thuhet nëse trendi do të vazhdojë, transmeton Koha.mk.

Në një komunikatë të Agjencisë së sigurisë shëndetësore thuhet se autoritetet po raportonin rreth 29 infeksione të reja të lisë së majmunëve çdo ditë, krahasuar me rreth 52 raste në ditë në javën e fundit të qershorit.

Në korrik, shpërthimi është dyfishuar çdo dy javë. Deri më sot, Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 3.000 raste të lisë së majmunëve, me më shumë se 70 për qind të rasteve në Londër.

 

Agjencia njoftoi gjithashtu se më shumë se 27.000 njerëz janë vaksinuar kundër lisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button