Dy kompani në Maqedoninë e Veriut, menjëherë pas themelimit, kanë marrë biznesin shtetëror prej 9,5 milionë euro

Sipas hulumtimit të realizuar nga “Prizma”, bëhet fjalë për “Quantum Solutions”, pronarë të së cilës janë Aliber Ibraimi dhe Llazar Kimov, dhe “Energija iks” pronar i së cilës sërish është Aliber Ibraimi dhe Ana Hristovska, raporton 360shkallë.

Dy nga tre kompanitë me të cilat kompania shtetërore Elektranat e  Maqedonisë së Veriut (EMV) ka lidhur kontrata për blerjen e thëngjillit kanë në strukturën pronësore person të njëjtë, 45-vjeçari Aliber Ibraimi nga Tetova, shkruan, Prizma.

Të dhënat që Prizma i ka siguruar nga Regjistri Qendror tregojnë se kompania e parë, e quajtur Quantum Solutions, është regjistruar në ditën kur EMV e ka shpallur thirrjen publike për blerje të  thëngjillit, më 31 mars të këtij viti. Deri javën e kaluar, ai ishte pronar dhe menaxher i vetëm i saj, kur si pjesëtar në pronësi të kompanisë ka hyrë edhe Llazar Kimov.

Importimi i thëngjillit në vend të energjisë elektrike u paralajmërua si një nga masat kryesore të qeverisë për përballje me krizën e madhe energjetike me të cilën ballafaqohet bota.

Nga ana tjetër kompania e dytë, është Energija iks të cilën Ibraimi e posedon së bashku me partneren afariste nga Shkupi, 44-vjeçaren Ana Hristovska, ndërsa kjo kompani ka filluar me punë më 5 maj, kur thirrja ka qenë në rrjedhë e sipër. Që të dyja janë mikro-shoqëri dhe janë të regjistruara për tregti me shumicë të lëndëve djegëse të ngurta, të lëngshme dhe të gazit.

Më 13 qershor, komisioni për prokurime publike i EMV e ka mbyllur thirrjen dhe ka njoftuar se ishin përzgjedhur katër oferta, për blerjet të 550 mijë tonelata thëngjill, që janë dorëzua nga tre kompani (njëra kishte paraqitur dy oferta, gjë që lejohej me rregullat e thirrjes).

Ky thëngjill, siç sqarojnë kompania, do të përdoret për homogjenizimin e thëngjillit që gërmohet në KM Manastir, i cili ka një vlerë të ulët kalorike dhe është i papërshtatshëm për përmbushjen e planit të EMV-së për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike për 20 për qind, duke mbuluar kështu 100 për qind nevojat për energji elektrike të amvisërive. Importimi i thëngjillit në vend të energjisë elektrike u paralajmërua si një nga masat kryesore të qeverisë për përballje me krizën e madhe energjetike me të cilën ballafaqohet bota.

Pjesa më e madhe, 400 mijë tonelata, do të sigurohet nga kompania shqiptare High Towers nga Tirana, e cila do të sjellë thëngjill nga vendi i saj dhe do të paguajë 22 milionë euro për të.

Thëngjill nga Shqipëria do të importojë edhe Energja iks, 50 mijë tonelata, ndërsa Quantum Solutions duhet të sjellë 100 mijë tonelata thëngjill nga Greqia. Me këtë, këto dy kompani, pothuajse menjëherë pas themelimit të tyre, kanë marrë biznes shtetëror në vlerë prej rreth nëntë milionë e gjysmë euro.

Dyer të mbyllura dhe anonimitet i plotë

Për këto kompani nuk ka dispozicion asnjë informacion, përveç adresave në të cilat ato janë të regjistruara në kryeqytet – Quantum Solutions në bulevardin Aradhat Partizane, ndërsa Energija iks në një qendër tregtare në rrugën Londonska. Ato nuk kanë numra telefoni, as email adresa ose profile në rrjetet e njohura sociale.

Se si këta dy persona të panjohur me kompanitë e tyre të sapohapura ia kanë dalë të kapërcejnë konkurrencën dhe të përfshihen në biznesin energjetik ku rrotullohen shuma milionëshe, nuk dihet, madje nuk kanë as zyra aktive në adresat që i kanë shënuar.

Nga adresa e Quantum Solutions nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për banesë apo dyqan në ndonjë ndërtesë në Karposh 4. Mirëpo, kompania nuk ndodhet as në banesën me numrin e shënuar ku banon një familje dhe as në dyqanin ku ndodhet një kompanie e kontabilitetit. Të dyja dyert ishin të mbyllura. Të njëjtën situatë e hasëm edhe në qendrën tregtare Olimpiko në Taftalixhe, ku duhet të punojë Energija iks. Lokali që është i shënuar si seli e firmës është i mbyllur, në qendër nuk ka asnjë shenjë që operon këtu dhe dyqanxhinjtë e tjerë që takuam nuk kishin dëgjuar fare për të.

As Ibraimi, as Hristovska dhe as Kimov nuk janë të njohur në biznesin energjetik në vend. Për Ibraimin ka të dhëna në Regjistrin Qendror se vitet e fundit ka qenë aktiv në biznesin e shpendëve dhe përpunimit të mishit të shpendëve në rajonin e Pollogut, si dhe ka një kompani për ndërtimin e objekteve të banimit, e cila që nga themelimi në vitin 2018 e deri në fund të vitit 2020 (deri kur ka të dhëna financiare në dispozicion) nuk ka krijuar asnjë qindarkë të ardhura. Për  Hristovskën nuk ka të dhëna të sakta.

Se si këta dy persona të panjohur, me kompanitë e tyre të sapohapura, kanë arritur të kapërcejnë konkurrencën dhe të përfshihen në biznesin e energjisë, ku bëhet fjalë për shuma miliona, nuk dihet. BIRN ka kërkuar kopje të dokumenteve të tenderit dhe kontratave të lidhura me kompanitë që janë përzgjedhur për import të thëngjillit bazuar në të drejtën e qasjes në informacione me karakter publik, por ato ende nuk na janë dorëzuar, ndërsa afati për dorëzimin e tyre ende vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button