Ministria publikoi listën e nxënësve që e kanë fituar të drejtën e vendosjes në konviktet e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpalosur emrat e nxënësve që e kanë fituar të drejtën për t’u vendosur në konviktet e nxënësve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në dhjetë konviktet e Maqedonisë së Veriut planifikohet vendosja e 1 099 nxënësve.

Kumanova do të pranojë nxënësit në konviktin “Profesor Mijalkoviq”, Ohri në “Vanço Pitoseski”, Manastiri në “Mirka Ginova”, Velesi në “Lazar Lazarevski”, Kavadarci në “Krste P. Misirkov”, Strumica në “Dimitar Vllahov”, ndërsa në Shkup do të mund të vendosen në “Dimitar Vllahov”, “Pançe Karagjozov”, “Partenija Zografski” dhe “Zdravko Cvetkovski”.

Më së shumti nxënësit, gjithsej 291, pritet të pranohen në Shtëpinë e Nxënësve “Mirka Ginova”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button