U vendos për korrigjim të librave maqedonas dhe bullgarë të historisë në Komisionin e përbashkët

Komisioni i Përbashkët Maqedonas – Bullgar për Çështje Historike dhe Arsimore miratoi rekomandime të cilat kanë të bëjnë me korrigjimin e librave të historisë për klasën e 6-të në Maqedoninë e Veriut dhe të klasës së 5-të në Bullgari, si dhe rekomandime për nderim të përbashkët të personaliteteve nga mesjeta – Shën Cirili dhe Metodi, Shën Klimenti, Shën Naumi dhe Mbreti Samoil, raporton MIA.

Bashkëkryetari i Komisionit, Dragi Gjorgiev pas brifingut me gazetarët në lidhje me vendimet e miratuara të Komisionit sqaroi se rekomandimet për nderim të përbashkët të këtyre personaliteteve historike janë në fakt tekste identike për nderim të përbashkët me të cilat iu rekomandojnë të dyja qeverive në përvjetorët dhe jubiletë e caktuar të nderohen bashkë.

Sa i përket librave, siç tha ai, rekomandimet, nga pesë rekomandime të njëjta për librat maqedonas dhe bullgarë, kanë të bëjnë me disa parregullsi strukturale në mësimet, pastaj të gabimeve faktografike, gjeografisë historike, gjegjësisht si janë prezantuar rajone të caktuara gjeografike në libra, sepse, siç tha, në ato segmente vërejtëm më së shumti lëshime në të dyja sistemet arsimore.

“Rekomandimet nuk prekin çështjet e identitetit, dhe të njëjtat janë të përkushtuara në atë që të shmanget mitologjizimin i asaj periudhe antike të të dyja palëve dhe të shmanget perspektiva e sotme nacionale. Nga ai aspekt vlerësojmë se do të korrigjohen librat e historisë në të dyja vendet”, tha Gjorgiev.

Sa i përket teksteve, sqaroi Gjorgiev, rekomandimet i referohen atyre vendeve në tekstet e historisë ku nga ana jonë mendohet se duhet të ketë korrigjim në tekstet bullgare në lëndë të caktuara dhe anasjelltas. Këto rekomandime i shkojnë Qeverisë, e cila duhet t’i miratojë dhe të vazhdojë procesin e shkrimit të teksteve të  ardhshme të historisë dhe të marrë parasysh rekomandimet. Rekomandimet, shtoi Gjorgiev, nuk i nënshtrohen miratimit të detyrueshëm, sepse janë rekomandim i Komisionit dhe se si do të zhvillohet më tej është në dorën e institucioneve.

“Për nderimin e përbashkët të personaliteteve historike, kriteret kryesore për Komisionin ishin prezantimi i vlerave universale të atyre personaliteteve, kontributi i atyre personaliteteve në zhvillimin e kulturës së krishterë, traditës në këto zona dhe sigurisht kontributi i atyre personave për zhvillimin e shkrim-leximit sllav, mbarësllav. Në atë kontekst u përpoqëm që tekstet të kenë një aspekt më të gjerë rajonal”, përfundoi Gjorgiev.

Sipas Protokollit të cilin më 17 korrik në Sofje e nënshkruan ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Toodora Gençovska, në afat prej një muaj nga nënshkrimi i dokumentit, të dyja shtetet duhet t’i publikojnë në ueb-faqet e të dyja qeverive tashmë rekomandimet e miratuara nga puna e deritanishme e Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore.

Bullgaria ishte kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Ndërkohë më 19 korrik të këtij viti, Bullgaria tërhoqi veton dhe pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button