Një e mitur përdhunohet nga dy persona që i ka njohur në Facebook

Një vajzë e mitur nga Shkupi më 27 maj pasi që është njoftuar me një djalë në Facebook, ky i fundit e ka vizituar në Shkollën fillore ku ajo kishte ndjekur mësimet.

Pasi ka dal nga shkolla ajo është future në veturën e tij dhe se bashku me një person tjetër që e ka prezantuar si vëllain e tij e kanë dërguar në parkun në Aerodrom të Shkupit.

Pasi janë ulur në një ulëse të parkut dy personat kanë filluar ta zhveshin. Vajza disi ka arritur të largohet ndërsa më pas duke e kërcënuar e kanë kapur vajzën në një nga tualetet e klinikave  ku edhe është përdhunuar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button