Edhe këtë vit, asnjë universitet i RMV-së nuk është në mesin e një mijë më të mirëve në listën e Shangait

Është publikuar Renditja Akademike e Universiteteve Botërore për vitin 2022 nga organizata “ShaghaiRanking Consultancy”, e njohur si Lista e Shanghait. Asnjë institucion i arsimit të lartë i Maqedonisë së Veriut nuk gjendet në mesin e mijëra universiteteve më të mira këtë vit, transmeton Meta.mk.

Në krye të listës edhe këtë vit dominojnë universitetet nga SHBA-ja. Universiteti i Harvardit renditet sërish në vendin e parë si më i miri, në vendin e dytë është Universiteti Stanford dhe në vendin e tretë është Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT). Në fakt, 15 vendet e para i “marrin” universitetet amerikane, me përjashtim të Universitetit të Kembrixhit në vendin e katërt dhe Oksfordit në vendin e shtatë – të dyja nga Mbretëria e Bashkuar.

Foto: Printscreen: 2022 Academic Ranking of World Universities / ShanghaiRanking
Foto: Printscreen: 2022 Academic Ranking of World Universities / ShanghaiRanking

Nga rajoni, Universiteti i Beogradit, Universiteti i Lubjanës dhe Universiteti i Zagrebit janë renditur nga vendet 401 në 500 . Në listën e 1000 universiteteve më të mira është një universitet tjetër serb – ai në Novi Sad, i vendosur në pozitën ndërmjet 901 dhe 1000.

Ndër katër universitetet greke që u renditën në listë, Universiteti i Athinës u rendit më i miri në 301-400, i ndjekur nga Universiteti i Selanikut nga 501 në 600, Universiteti i Kretës nga 601 në 700 dhe Universiteti i Thesalisë nga 801 në 900. .

Përveç universiteteve të Maqedonisë së Veriut, në listën e Shangait as këtë vit nuk janë renditur universitetet nga Bullgaria dhe Shqipëria.

Ndryshe, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” (UKIM) në Shkup është i vetmi universitet i vendit që është në listën e 2000 universiteteve më të mira të publikuar nga Qendra për renditjen e universiteteve botërore (CWUR). Pas disa vitesh rënie, UKIM këtë vit u rendit në vendin e 1964.

Si përkujtim, në mars të këtij viti, në opinion u përhap dezinformata se UKIM gjoja ka rënë në listën e Shangait, ku partia politike VMRO-DPMNE ka paraqitur rrejshëm renditjen e CWUR si listën e Shangait. Ky dezinformim, pa kontrolluar vërtetësinë e tij, më pas u transmetua nga media të shumta vendase.

LEXO: UKM nuk është në listën e Shangait, publiku dezinformohet me lajm të vjetër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button