Prodhuesit e orizit nesër protestojnë, do bllokojnë rrugën Shtip-Koçan në Obleshevë

Të pakënaqur me çmimin e ulët të blerjes së orizit të papastruar (harpës) dhe orizit të bardhë kundrejt rritjes së çmimit të ripromaterialeve deri në 200 për qind dhe të karburanteve, orizprodhuesit nga Koçani për nesër paralajmërojnë protestë duke bllokuar rrugën Shtip-Koçan në afërsi të fshatit Obleshevë, transmeton SDK.

Kryetari i bordit të prodhuesve të orizit, Zdravko Arsov, thotë se bllokada do të zgjasë pa ndërprerje dy, tre, pesë e më shumë ditë, deri në korrjen e ardhshme të orizit, i cili këtë vit në Koçan është mbjellë në 4500 hektarë. Rendimentet do të jenë më të ulëta për shkak të pesticideve me cilësi të ulët që reduktojnë të korrat nga 22,000 tonë të parashikuar fillimisht.

“Në tregun botëror çmimi i orizit të bardhë u kërceu në 2500 euro për ton ose 150 denarë për kilogram, ndërsa këtu çmimi i blerjes ka ngecur. Prandaj kërkojmë çmimin e blerjes prej 40 denarë për orizin e papastruar (harpën) dhe 80 denarë për orizin e bardhë”, tha Arsov.

Bllokada e rrugës në fshatin Obleshevë do të fillojë nga ora 10:00. Nuk është vendosur ende nëse do të bllokohen të dyja korsitë apo njëra korsi, duke lejuar të kalojnë vetëm autoambulancat apo urgjencat e tjera.

Ndryshe, prodhuesit e orizit protestuan edhe në muajin shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button