RMV, pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRrE) njoftoi se pas mesnate do të ketë rritje të çmimeve të derivateve, transmeton Portalb.mk.

Pas mesnate do të rritet çmimi benzinës ЕUROSUPER BS-95 do rritet për 0,50 den/litër,  çmimi i benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1) do të rritet për 1,00 den/litër. Ndërsa çmimi i dizelit nuk ndryshon.

Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,418%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button