fbpx

Shasivari: ‘Monstra’, proces i montuar dhe monstruoz

Fjala përfundimtare e Prokurores Publike Gordana Geshkovska me kërkesën që të akuzuarit për rastin ‘Monstra’ të dënohen me dënimin maksimal ishte një rrëfim emocional që i ngjasonte kohës së mesjetës kishtare. Kështu shprehet eksperti juridik Jeton Shasivari duke shtuar se rasti ‘Monstra’ me asgjë nuk meriton një gjykim monstruoz edhe pse një gjë e tillë u paralajmërua qysh në ditët e para kur të pandehurve iu shkel prezumimi i pafajësisë dhe kur aktgjykimi për ta u morr jashtë sallës së gjykatës, transmeton Alsat M.

“Me rrëfime emocionale të prokurores as që mund të dëshmohet drejtësia e as që mund të kënaqet drejtësia në këtë krim. Unë mendojë që i gjithë ky proces ka elementet e një procesi klasik të montuar gjyqësor pasi gjykimi për të pandehurit shqiptarë është marrë qysh më herët dhe tani ka ngelur nga gjykata që ti dënojë me dënimin kapital, ti dënojë me burgim të përjetshëm. Vetë spektakli medial, vetë shkelja e lirive themelore të njeriut, të pandehurve, me ç’rast prezumimi i pafajësisë është shkelur qysh në fillim të këtij aksioni policor ‘Monstra’, fletë për atë se të pandehurit as që mund të mbrohen në këtë proces gjyqësor për shkak se aktgjykimi është marrë shumë më herët dhe tjerëkund, jo në vetë sallën e gjykatës dhe jo gjatë procesit gjyqësor”, tha Jeton Shasivari – profesor.

Ndërkohë, aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska thotë se fjala e fundit e prokurores Geshkovska nxit urrejtje etnike dhe fetare dhe ajo për këtë do të duhet të mbajë përgjegjësi penale, përkatësisht të dënohet ashpër nga organet përgjegjëse.

“Definitivisht unë vlerësojë se bëhet fjalë për nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare përkatësisht për një akt i cili është përshkruar në Kodin Penal e për të cilin duhet të jepet llogari. Problemi me rrjedhën gjithë këtij procesi është ende më i madh, janë bërë aq gabime të mëdha procedurale si rezultat i të cilave mund të vuajnë edhe të akuzuarit por edhe viktimat. Të akuzuarit mund të vuajnë pasi mund të gjykohen pa u dëshmuar fajësia e tyre, kurse viktimat do të vuajnë ose do të gjykohen njerëz që nuk kanë kryer aktin e krimit ose për shkak të gabimeve procedurale të akuzuarit do të mund të lirohen shumë lehtë nga vuajtja e dënimit”, deklaroi Mirjana Najçevska – aktiviste për të drejtat e njeriut.

Shasivari vlerëson se drejtësia në këtë krim nuk mund të kënaqet me rrëfime emocionale por vetëm përmes provave dhe përmes një gjykimi korrekt dhe të drejt.

“Mendojë se parakushtet për një gjykim ferr dhe të drejt në këtë rast të ashtuquajtur ‘Monstra’ nuk ekzistojnë pasi është iluzore të pritet një gjykim i drejtë pasi qëllimi i këtij procesi gjyqësor prej fillimi ka qenë që të pandehurit të dënohen. Unë mendojë se rasti ‘Monstra’ me asgjë nuk meriton një gjykim monstruoz, nuk ka asnjë arsye që ky gjykim të jetë monstruoz për shkak të vetë krimit të vrasjes së të rinjve maqedonas dhe asgjë nuk arsyeton një proces gjyqësor monstruoz. Sipas mendimit tim vetëm një procesuim ndërkombëtar, një gjykim ndërkombëtar i këtij rasti do të nxjerre në shesh provat, fajësinë dhe motivin e këtij krimi”, deklaroi Jeton Shasivari – profesor.

Eksperti juridik Jeton Shasivari dhe aktivistja për të drejtat e njeriut Mirjana Najçevska thonë se Këshilli i Prokurorëve Publik me urgjencë duhet ta suspendojë nga detyra prokuroren Geshkovska dhe më pas të marrin të gjitha masat disiplinore që ajo të jap përgjegjësi penale sipas Kodit Penal.

Lajme të ngjashme

Back to top button