ANALIZË:  Lista e borxheve – sa kanë borxh ndërmarrjet, ministritë, komunat?

ELEM-i shtetëror nuk është më në top 10 institucionet shtetërore, kompani me detyrimet më të mëdha të prapambetura, por të papaguara deri në fund të gjashtëmujorit të parë ekonomik, mirëpo në këtë grup hyri Spitali i Përgjithshëm i Kërçovës. “Portalb”-i bën të ditur se cilat institucione, sa borxhe kanë pasur në fund të gjashtëmujorit të parë ekonomik, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Borxhet e NP-ve dhe të kompanive shtetërore…

Në dhjetë vendet e para në listën e re të borxhlinjve të Ministrisë së Financave janë ndërmarrje publike, komuna, klinika, kompani shtetërore – shumën më të lartë prej 67,2 milionë eurosh të detyrimeve të prapambetura, por të papaguara e ka SH.A. HM “Transporti”, në vendin e dytë është HM “Infrastruktura” me një borxh prej gati 26 milionë eurosh, ndërsa në vendin e tretë është NP nga fusha e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike shëndetësore me fatura të papaguara në vlerë prej 15,2 milionë euro. Në vendin e katërt me një borxh prej 14,1 milionë euro është komuna e Tetovës, ndërsa në vendin e pestë me fatura të papaguara në vlerë prej 10,9 milionë euro është ISHP “Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji”.

Kompanitë shtetërore dhe NP me detyrimet më të larta

HM “Transporti”                                                     67,2 milionë euro

HM “Infrastruktura”                                              26,0 milionë euro

NP “Sistemi kolektor”                                               8,8 milionë euro

NP “Ujësjellësi” Kumanovë                                     8,2 milionë euro

NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup                  7,6 milionë euro

NKP “Tetovë” – Tetovë                                             5,4 milionë euro

“Ekonomizimi me ujërat” – Shkup                        5,4 milionë euro

NP “Ujësjellësi” -Ohër                                              5,1 milionë euro

ELEM-i                                                                           4,8 milionë euro

Nëse përzgjedhja bëhet sipas llojit të institucioneve, firmat shtetërore dhe ndërmarrjet publike janë ato me shuma të larta të borxhit. Kështu, përveç ndërmarrjeve shtetërore “Transporti” dhe “HM”, miliona borxhe të prapambetura dhe të papaguara raportuan NP “Sistemi kolektor” – Shkup në vlerë prej 8,8 milionë euro, NP “Ujësjellësi” – Kumanovë 8,2 milionë euro, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup me detyrime të raportuara në vlerë prej 7,6 milionë euro, kurse lartë në listë është edhe ndërmarrja komunale e Tetovës NPK “Tetova” – Tetovë me një borxh prej 5,4 milionë euro, ”Ekonomizimi i ujërave” – Shkup ka borxh një shumë pak më të lartë se 5,4 milionë euro, ndërsa NP “Ujësjellësi” Ohër 5,1 milionë euro, si dhe ELEM-i shtetëror në fund të gjashtëmujorit të parë ka raportuar borxh prej 4,8 milionë euro.

Borxhet e shëndetësisë publike…

“Portalb”-i tashmë ka bërë të ditur se deri në muajin qershor, detyrimet e prapambetura, por të papaguara të shëndetësisë publike arritën në 95,3 milionë euro, që d.t.th. se për vetëm tre muaj borxhi është rritur për gati 10 milionë euro. Përveç  NP nga fusha e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike shëndetësore me borxh të raportuar prej 15,2 milionë euro dhe  “Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji” me borxh prej 10,9 milionë euro në listën e borxheve janë edhe një numër i madh i klinikave dhe spitaleve nga Shkupi, Ohri, Tetova, Kërçova, Struga, Kumanova, Shtipi, Kavadari, si dhe pothuajse të gjitha klinikat universitare në Shkup.

Detyrimet e prapambetura, por të papaguara (shëndetësia)

NP nga fusha e shëndetësisë                               15,2 milionë euro

Klinika për Radioterapi dhe Onkologji                10,9 milionë euro

Klinika për Traumatologji                                         5,2 milionë euro

SPQ “8 Shtatori”                                                         4,7 milionë euro

Instituti i Transfuziologjisë                                       4,6 milionë euro

Spitali i Përgjithshëm-Ohër                                      4,1 milionë euro

Borxhet e ministrive dhe të komunave…

Shfrytëzuesit e buxhetit të linjës së parë, ku bëjnë pjesë ministritë, në fund të tremujorit të dytë të këtij viti kanë raportuar detyrime të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 17 milionë eurosh, ose 5,4 milionë euro më shumë se në tremujorin e parë.

                           Detyrimet e prapambetura, por papaguara (ministritë)

Min. e Drejtësisë                 2,9 milionë euro

Min. e Bujqësisë                 1,6 milionë euro

MPB-ja                                   1,2 milionë euro

Min. e Kulturës                        860.000 euro

MPJ-ja                                       71. 000 euro

Min. e Arsimit                          577.000 euro

Në fund të gjashtëmujorit të parë ekonomik, totali i borxheve të prapambetura, por të papaguara të komunave arriti në gati 70 milionë euro. Ndër komunat me borxh më të madh përveç Tetovës me borxh prej 14,1 milionë euro, është edhe komuna e Ohrit me 8,1 milionë euro, komuna e Gostivarit me borxh prej 7,5 milionë euro, komuna e Strugës me 3,3 milionë euro dhe komuna e Dellçevës me detyrime të raportuara të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 3,1 milionë euro. Borxhet e komunave tjera janë më pak se 2,2 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button