Në dy lagjet e Çairit u kapën 12 lokale që punonin kundërligjshëm

Policia e Maqedonisë së Veriut dhe Inspektorati kanë kryer kontrolle nëpër dy lagjet e Çairit, ku ka shqiptuar 12 masa ndaj lokaleve të cilat ishin duke punuar në ditën e diel, transmeton Portalb.mk.

“Prej orës 10:00 deri në ora 17:00, punonjësit policorë së bashku me inspektorët në rajonin e Komunës së Çairit kanë kryer kontrolle në objektet e rrugës “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi”, me qëllim për të konstatuar nëse sipërmarrësit i respektojnë dispozitat ligjore”, deklarojnë nga Policia.

Një nga arsyet e kontrolleve ishte edhe (mos) respektimi i ditës së diele si ditë jopune në përputhje me Ligjin për raporte pune.

“Nga të gjitha kontrollet, janë shqiptuar 12 masa, saktësisht te 8 lokale është vendosur ndërprerje e aktivitetit për 15 ditë, tre vendime për të themeluar marrëdhënie pune te personat që punonin dhe një vendim për regjistrimin e aktiviteteve të paregjistruara”, deklarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button