Struga përsëri fitoi, Shkëndija lëshoi 2 pikë në ndeshjen e parë

Ekipi Struga Trim&Lum arriti të sigurojë fitoren e dytë në javën e II-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në sezonin 2022/23, ndërsa Shkëndija mori vetëm në pikë në ndeshjen e parë të zhvilluar sot, transmeton Portalb.mk.

Struga në minutat e fundit si mysafir arriti të fitojë ekipin e Bregallnicës me rezultat 0-1. Në minutën e 87-të arriti të shënojë golin e vetëm të ndeshjes Ukpa.

Shkëndija përkundër rezultatit pozitiv që e pati në pjesën e parë të ndeshjes përmes golit të Dashmir Elezit, ata në minutat e fundit të ndeshjes pranuan gol, për të mbyllur ndeshjen kundër Sileksit me barazim.

Në kuadër të javës së dytë, Pobeda humbi si vendas kundër Tikveshit me rezultat 0-1, Rabotniçki si vendas humbi nga Akademija Pandev me rezultat 0-5.

Ndryshe, ndeshja Shkupi – Makedonija Gj.P. dje u mbyll me rezultat 2-1, ndërsa ndeshja Skopje – Renova nuk u zhvillua pasi ekipi i Renovës është larguar vullnetarisht nga kampionati që në fillim të sezonit.

Ekipi i Strugës për momentin është ekipi i vetëm që ka grumbulluar gjashtë pikë nga dy ndeshjet e zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button