Deri më 24 gusht qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për Çmimin “8-të Shtatori”

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “8-të Shtatori” do të pranojë aplikime nga qytetarët për këtë çmim prej 5 gushtit deri më 24 gusht, më saktësisht deri në ora 16:00, transmeton Portalb.mk.

Konkursin e publikuar, sqarohet që brenda një viti mund të shpërndahen deri pesë çmime të tilla. Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën e Agjencisë për Rini dhe Sport.

“Me çmimin shtetëror “8-të Shtatori”, jepet mirënjohje për sportistët, trajnerët dhe punonjësit e sportit për arritjet në sferën e sportit”, theksohet në Konkurs.

Vlera financiare e çmimit është sa dhjetë rrogat mesatare mujore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në tre muajt e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button