fbpx

Bërnabiq e Vulin reaguan ndaj thirrjeve të BE-së

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnanbiq dhe ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, kanë reaguar ndaj thirrjeve që janë bërë të dielën nga Bashkimi Evropian që të përmbahen Kosova e Serbia nga “retorikat nxitëse”, raporton Koha.net.

“Rritja e retorikës nxitëse së fundi mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht deklaratat për luftë dhe konflikt në Ballkan Perëndimor janë mjaft shqetësuese. Politikanë të lartë të dyja palëve do të mbahen përgjegjës për çdo përshkallëzim që çon në rritjen e tensioneve dhe potencialisht dhunë në rajon. Të dyja palët duhet t’i ndalin menjëherë armiqësitë e ndërsjella dhe deklaratat e rrezikshme dhe të veprojnë me përgjegjësi”, është thënë në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Shërbimit të Jashtëm të BE-së (EEAS).

E Bërnabiq këtë deklaratë të BE-së e ka quajtur hipokrizi. Ka thënë se mund njeriu të pyes nëse sot është 1 prilli apo 14 gushti.

“Duke parë deklaratën e EEAS-së, dikush do të mendonte se sot është 1 prill e jo 14 gushti. Plot 175 ditëm Albin Kurti provokon konflikt të armatosur me serbët. Dhe atë në një vit që do të mbahet në mend si viti në të cilin Kurti po atyre serbëve në Kosovë e M. ua privoi të drejtat themelore njerëzore – duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë me shkrim, BE-ja nuk bëri absolutisht asgjë për këtë. Në anë tjetër, motoja e presidentit Vuçiq dhe Serbisë është e qartë: paqe dhe stabilitet. Po afrohet dhjetëvjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, të cilin BE-ja thjeshtë nuk mund ta zbatojë. Edhe vet BE-ja e pranon se nuk mund ta detyrojë Kurtin ta themelojë Asociacionin – shtyllë kurrizore e Marrëveshjes së Brukselit. Është e trishtueshme të shohësh BE-në që nuk e sheh fajin e vetë për pozitën ku jemi sot. Nëse BE-ja do të kishte bërë pjesën e saj – të siguronte zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të garantonte të drejtat themelore njerëzore për serbët në Kosovë e M. , gjërat do të dukeshin sot shumë më ndryshe. Prandaj, ju lutem ndaloni hipokrizinë”, tha Bërnabiqit, raporton B92.

E ministri i Brendshëm i Serbisë, Vulin, ka thënë se po të kishte arsye në BE nuk do t’i kërkonin Beogradit që të mos kundërpërgjigjet.

“Aleksandar Vuçiq kurrë nuk ka përmendur luftën si mjet për zgjidhjen e problemeve me Prishtinën, por Albin Kurti e ka bërë. Prandaj është e habitshme që Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme (EEAS) kërkon nga të dyja palët të përmbahen. Beogradi i përgjigjet çmendurisë së Prishtinës dhe nuk fillon asnjë konflikt e as diskutim, e si atëherë të përmbahet. Po të kishte vetëdije në EEAS, pak më tepër se në Prishtinë, nuk do të kërkohej nga Beogradi që të mos përgjigjet, por do ta frenonte Prishtinën që të mos iniciojë konflikt. Kushto që lejon Prishtinën të kërcënojë me luftë, është përgjegjës nëse Kurti i përmbush kërcënimet e tij. Duhen dy për paqe, për konflikt, mjafton një budalla”, ka thënë Vulin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button