Vetëm për alkool dhe shpejtësi janë dënuar 398 shoferë brenda ditës në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar me aksionet për rritjen e sigurisë në komunikacion, duke shqiptuar edhe dënime të shumta, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë dhe përdorim të alkoolit, transmeton Portalb.mk.

Në gjashtë orët e mesnatës, Policia ka arritur të dënojë 103 shoferë të cilët ishin duke shfrytëzuar veturën gjatë kohës sa ishin të dehur.

Raportohet që në 24 orët e fundit janë dënuar 295 shoferë për tejkalim të shpejtësisë, ashtu që 14 prej tyre kanë lëvizur me shpejtësi 50 km/h më shumë se ajo e lejuara, ndërsa njëri prej tyre lëvizte me shpejtësi 70 km/h më shumë sesa e lejuara.

Policia vetëm në Shkup shqiptoi 196 masa ndëshkimore, 106 prej të cilëve ishin për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 14 pa leje qarkullimi, 12 për alkool, 4 për vetura të paregjistruara, etj.

Ndryshe, rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion ka bërë që institucionet në Maqedoninë e Veriut të iniciojnë ndryshime në Ligjin për drejtimin e automjeteve, duke vendosur që të ndiqen penalisht të gjithë ata që shkaktojnë aksidente me fatalitet. Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se mesatarisht çdo vit qindra njerëz humbin jetën në aksidente. Vitet e fundit, numri është ulur, por kjo nuk mjafton thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button