West Ham mbrojti tifozët

Birra në stadiumet angleze është diçka serioze, pasi një tifoz në moshë madhore e mbështet në këtë mënyrë ekipin e zemrës. Te West Ham janë të shqetësuar se mbështetësit e tyre janë të detyruar të paguajë më shumë se çdo skuadër në Londër, raporton Klan.

Një situatë e tillë ka shtyrë drejtuesit e klubit të kërkojnë çmime më të arsyeshme në “London Stadium”, arena ku luan ndeshjet në shtëpi West Ham, pasi nuk ka një stadium të denjë për Premier League në pronësi.

Problemi mund të kalojë deri në gjykatë, nëse nuk ka ndryshime që në takimin e Conference League me Viborg të enjten e ardhshme. Ndaj Manchester City birra më ekonomike u shit për 8,6 euro ose 2,5 më shumë në krahasim me atë që kushton te stadiumi i Tottenham.

Klubi i West Ham kërkon që çmimi të jetë 6,8 euro, aq sa është kosto mesatare në stadiumet e tjera të Londrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button