Librat që ndihmojnë të kuptohet lufta në Ukrainë

Me forcat ruse që po futen thellë në Ukrainë, duke bombarduar Kharkivin, Kievin dhe qytete të tjera, dhe me valën e paprecedent të sanksioneve perëndimore të cilat e ulën rublën në nivelin më të ulët ndonjëherë, për secilin prej nesh është e vështirë të heqë sytë nga lajmet. Por rrymat historike që çuan në këtë krizë janë të thella dhe komplekse dhe kuptohen krejtësisht ndryshme në Moskë dhe ndryshe në Kiev.

“The Gates of Europe: A History of Ukraine” (Dyert e Evropës: Historia e Ukrainës) nga Serhii Plokhy është një libër shumë i mirë që të filloni të lexoni mbi të kaluarën e kësaj krize. Libri tregon historinë e këtij vendi të madh, por jo shumë të njohur, pa paragjykimet, me qendër në Moskë, nga të cilat shumë prej rusishtfolësve kanë luftuar për t’u çliruar prej kohësh. Mësohet dhe peshohet, por shkruhet lehtë dhe përbëhet nga anekdotat.

Nëse doni të kuptoni se si pretendimet e Putinit për denazifikimin e Ukrainës dhe këmbënguljen e tij që ata (ukrainasit) në të vërtetë duan të jenë rusë, janë kaq ofenduese për ukrainasit, është e rëndësishme të lexoni për të kaluarën e Ukrainës së gjysmës së parë të shekullit XX, atëherë kur bolshevikët dhe nazistët u tërbuan për territorin e sheshtë të saj, duke vrarë me miliona njerëz. “Bloodlands: Europe Between Hitler and Stalin” (Tokat e gjakut: Evropa ndërmjet Hitlerit dhe Stalinit), nga Timothy Snyder, është ajo gjë e rrallë – një libër historie që të bën të rivlerësosh plotësisht atë që mendonit se e dinit.

Në Perëndim historia e Rusisë është më e njohur se ajo e Ukrainës, po ajo e Vladimir Putinit, i cili ka fshehur shumë nga detajet e karrierës së tij? Libri thelbësor për të kuptuar presidentin rus është “Putin’s People: How the KGB Took Back Russia and Then Took on the West”, (Njerëzit e Putinit: Si KGB-ja e mori përsëri Rusinë dhe pastaj Perëndimin) nga Catherine Belton, i cili fillon nga koha kur ai punonte në administratën e Shën Petersburgut, përpara se të tregojë historinë se si, duke gënjyer aleatët dhe rivalët e tij, ndërtoi një shtet të armatosur, bërthamor dhe mafioz.

Nëse doni të kuptoni pse Putini ka qenë prej kohësh kaq i popullarizuar, është e nevojshme të dini se si ishte Rusia para se ai të vinte në pushtet dhe se si, në një periudhë kaosi dhe mjerimi, një grup i vogël oligarkësh arritën të zotëronin të gjitha burimet më të vlefshme të vendit. Libri më i mirë për këtë është “Sale of the Century: The Inside Story of the Second Russian Revolution” (Shitja e shekullit: Historia e brendshme e revolucionit të dytë rus) nga Chrystia Freeland, e cila punoi si gazetare në Moskë dhe tani është zëvendëskryeministre e Kanadasë.

Një armë thelbësore që Kremlini i Putinit përdori për të kundërshtuar demokracinë – megjithëse të rreme dhe të papërsosur – e cila u rrit në Rusi në vitet 1990, ishte kontrollimi i shtypit. Askush nuk ka shkruar për këtë më mirë se Peter Pomerantsev, i lindur në Kiev, në “Nothing Is True and Everything Is Possible” (Asgjë nuk është e vërtetë dhe gjithçka është e mundur), një rrëfim sa qesharak aq edhe i tmerrshëm i karrierës së tij në mediat ruse. Joshua Yaffa bëri një punë fantastike për të zbuluar se si njerëzit e zakonshëm lundruan në sistemin që ndërtoi Putini në “Between Two Fires: Truth, Ambition and Compromise in Putin’s Russia” (Mes dy zjarreve: E vërteta, ambicia dhe kompromisi në Rusinë e Putinit).

Por Perëndimi nuk është shumë i pafajshëm në mbështetjen e sistemeve të korruptuara që kanë mashtruar si Rusinë ashtu edhe Ukrainën (zemërimi për të cilin nxiti revolucionin e Kievit të vitit 2014). Për të kuptuar se si mundësohet kleptokracia nga kryeqytetet perëndimore dhe, mbi të gjitha, jashtë Londrës, lexoni “Kleptopia” nga Tom Burgis. Oligarkët nga të dyja palët punësojnë avokatë, kontabilistë dhe menaxherë të pasurisë perëndimorë për të fshehur paratë që vodhën, pastaj i shpenzojnë ato në prona, mallra luksoze, arte të bukura e të tjera.

Të gjithë këta libra do t’ju ndihmojnë të kuptoni se nga erdhi kjo krizë, por asnjëri prej tyre nuk do të mund t’ua ofrojë një përfytyrim të saktë të tronditjes së thellë që ukrainasit dhe rusët ndiejnë pas shpërthimit të luftës midis këtyre dy shteteve. Ka shumë monumente të kulturës së tyre të përbashkët, por i preferuari im është koleksioni im i tregimeve të shkurtra Nikolai Gogol. I rritur në Ukrainë, i zbuluar në Rusi, i adhuruar në të dyja, Gogol shfaq, më mirë se kushdo tjetër, absurditetin e jetës nën autokraci.

Është vështirë të kalosh kohë në Kiev pa u dashuruar me të. Pozita e qytetit, në një kodër mbi Dnjepër, është e jashtëzakonshme. Dhe banorët e saj, me dygjuhësinë e tyre të rrënjosur thellë dhe në dukje të pavetëdijshme, dhe sensin e tyre absurd të humorit, paraqesin një kulturë unike. Vetëm Kievi do të rrëzonte një kleptokrat dhe më pas do ta ekspozonte rrëmujën e tij vulgare në muzeun e artit si art konceptual gjithëpërfshirës. Unë nuk di ndonjë libër që të pasqyrojë në mënyrë më të përsosur mrekullinë e kryeqytetit ukrainas, por “Death and the Penguin” (Vdekja dhe pinguini) i Andrey Kurkov, një roman jashtëzakonisht i çuditshëm, flet për një pinguin i cili punësohet për të shkuar në funeralet e mafisë.

Marrë nga “The Guardian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button