fbpx

Kosova ka blerë autoblinda, topa uji, limuzina të blinduara dhe armë për policët në kufi

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka blerë armë në vlerë 1.300.000 euro, armë të gjata për policinë kufitare në vlerë 350.000 mijë euro, si dhe autoblinda, topa uji dhe limuzina të blinduara në vlerë 7.130.00 euro, raporton EN.

Sipas raportit të thesarit të shtetit, kjo ministri ka blerë edhe pajisje të specializuara për policinë kufitare në vlerë, 280.000 euro, ndërsa konfidenciale për hetuesinë ka blerë mjete në vlerë 300 mijë euro, shkruan KosovaPress.

Kjo ministri ka investuar 200 mijë euro edhe në sigurinë kibernetike dhe çështje tjera. Megjithatë, ajo që bie në sy është investimi në shkolla.

MPB e Kosovës ka investuar 747.117 euro për ndërtimin e shkollës fillore në Pejë; 864.828 euro për ndërtimin e shkollës së muzikës në Prizren; 39.455 për ndërtimin e shkollës në Bajqinë të Podujevës; 286.303 për ndërtimin e shkollës fillore në Pozhoran të Vitisë; 64.731 euro për ndërtimin e rrethojës në fushën e sportit; 50 mijë euro për shkollën multietnike në Mitrovicë të Veriut; 290.000 për ndërtimin e shkollës së ciklit të ultë në Fushticë të Epërme në Drenas; 73,181 euro për ndërtimin e çerdhes në Prizren; 561,346 euro për ndërtimin e shkollës në Komoran të Drenasit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button