Shkupi si kampion e mbaroi ndeshjen e parë

Ekipi i Shkupit arriti të fitojë ndeshjen e parë për këtë kampionat kundër ekipit lokal, Makedonija Gjorçe Petrov, transmeton Portalb.mk.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte pa gola, me disa mundësi për të shënuar, por topi më shumë ishte i përqendruar në mesfushë.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Shkupi arriti të shënojë dy gola. Në fund të ndeshjes, ekipi mysafir arriti të shënojë, duke rezikuar fitoren e parë të Shkupit për sezonin 2022/23.

Ndryshe, Shkupi është kampioni i Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut për sezonin 2022/23. Kjo ishte ndeshja e parë për këtë sezon, pasi në javën e parë nuk arriti të luajë për shkak angazhimit në garat evropiane.

Ndërkohë, ky është ekipi i vetëm nga Maqedonia e Veriut që e përfaqëson vendin në garat evropiane. Të enjten do të përballet me Ballkanin e Kosovës, për të siguruar kualifikimin për në Conference League.

Nesër do të zhvillohen katër ndeshje tjera:

Shkëndija – Sileks

Bregallnica – Struga Trim&Lum

Pobeda – Tikvesh

Rabotniçki – Akademija Pandev

Ndeshja ndërmjet Skopjes dhe Renovës nuk do të zhvillohet, pasi ekipi tetovar është larguar nga garat e Ligës së Parë akoma pa filluar kampionati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button