Topi i Artë 2022: Messi e Neymar nuk janë në listën e ngushtë, të nominuar Benzema dhe Ronaldo

Lionel Messi dhe Neymar nuk janë përfshirë në listën e ngushtë të 30 lojtarëve për Topin e Artë 2022, raporton KlanKosova. Reprezentuesi argjentinas ka fituar më shumë Topa të Artë në histori me shtatë sosh, por nuk hyri në listë, pavarësisht se shënoi 11 gola në 34 ndeshje për Paris Saint-Germain sezonin e kaluar.

Shoku i tij i skuadrës, Neymar, gjithashtu nuk është në listë. Ai luajti vetëm 28 herë për PSG-në sezonin e kaluar, në një sezon të goditur nga dëmtimet.

Kylian Mbappe hyn në listë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, është në listë pasi shënoi 18 gola në 31 ndeshje për Manchester United sezonin e kaluar.

Favoriti për Topin e Artë të vitit 2022, 44 golat e Karim Benzemas i dhanë fuqi Real Madridit të Carlo Ancelottit në triumfin e La Ligës dhe Champions League sezonin e kaluar.

Pas fitores së Real Madridit në Superkupën kundër Eintracht Frankfurt, të mërkurën mbrëma, Benzema sugjeroi se ai ishte në gjendje ta çonte lojën e tij në një nivel tjetër, pasi Cristiano Ronaldo u largua nga klubi i Ligës.

Thibaut Courtois, i cili përmendet në listën e ngushtë të trofeut Yachine që i jepet portierit më të mirë, fituesi i ndeshjes së finales së Ligës së Kampionëve, Vinicius Junior, Luka Modriq dhe Casemiro janë gjithashtu të listuar në top 30-she për çmimin kryesor.

Në listë është nënshkrimi i ri Antonio Rudiger, i cili pati një sezon mbresëlënës për Chelsean sezonin e kaluar.

Përfshihet edhe golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Premier League, Mohamed Salah, pasi gjithashtu dha më së shumti asistime sezonin e kaluar, pavarësisht se Liverpool nuk kishte arritur titullin. Atij i bashkohen bashkëlojtarët Virgil van Dijk, Trent Alexander-Arnold, Luis Diaz, Fabinho dhe Darwin Nunez. Harry Kane dhe Heung-Min Son janë përfaqësuesit e Tottenham.

Rafael Leao i AC Milan dhe portieri Mike Maignan janë në listë, pasi fituan titullin e Serie A sezonin e kaluar.

Christopher Nkunku – lojtari më i mirë i sezonit në Bundesligë për 2021/22 – dhe Joshua Kimmich i Bayern Munich, të gjithë bëjnë pjesë së bashku me ish-sulmuesin e Liverpool, Sadio Mane.

Robert Lewandowski – tani një lojtar i Barcelonës – është nominuar sërish pasi shënoi më shumë gola sesa kishte paraqitje në Bundesligë dhe Champions League për Bayern Munich sezonin e kaluar; 48 gola në 44 ndeshje. Sulmuesi i Borussia Dortmund, Sebastien Haller, është në listë pas një sezoni produktiv te Ajax në 2021-22.

Bernardo Silva i Manchester Cityt – i cili mund të largohet nga kampionët e Premier League – është pranuar si dhe Phil Foden, Kevin de Bruyne, Riyad Mahrez, Joao Cancelo dhe nënshkrimi i ri Erling Haaland.

Lojtari i Juventusit Dusan Vlahoviq ka hyrë në listën e ngushtë, pasi kaloi gjysmën e sezonit te Fiorentina, para se të transferohej në klubin torinez në janar.

Të nominuarit për Topin e Artë 2022

Thibaut Courtois (Real Madird)
Mohamed Salah (Liverpool)
Rafael Leao (AC Milan)
Christopher Nkunku (RB Leipzig)
Joshua Kimmich (Bayern Munich)
Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
Vinicius Jr (Real Madrid)
Bernardo Silva (Manchester City)
Luis Diaz (Liverpool)
Robert Lewandowski (Barcelona)
Riyad Mahrez (Manchester City)
Casemiro (Real Madrid)
Heung-Min Son (Tottenham)
Fabinho (Liverpool)
Karim Benzema (Real Madrid)
Mike Maignan (AC Milan)
Harry Kane (Tottenham)
Darwin Nunez (Liverpool)
Phil Foden (Manchester City)
Sadio Mane (Bayern Munich)
Sebastien Haller (Borussia Dortmund)
Luka Modric (Real Madrid)
Antonio Rudiger (Real Madrid)
Cristiano Ronaldo (Manchester United)
Kevin de Bruyne (Manchester City)
Dusan Vlahovic (Juventus)
Virgil van Dijk (Liverpool)
Joao Cancelo (Manchester City)
Erling Haaland (Manchester City)
Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)

Fituesi do të kurorëzohet në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë më 17 tetor në Paris.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button