U nënshkrua marrëveshja ndërmjet sindikatës së policisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Sot në Tiranë, kryetari i Sindikatës policore të Maqedonisë së Veriut, Marjan Kicev dhe kryetari i Sindikatës së punonjësve shtetërorë policorë të Shqipërisë, Sadetin Fishta, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim të ndërsjellë, raportoi MIA.

Është vlerësim i përbashkët se përmes zyrtarizimit, me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim, “vazhdohet bashkëpunimi shumëvjeçar bilateral mes sindikatave të cilat i prezantojnë të punësuarit në organet e sigurisë së të dy shteteve vëllazërore”.

Sipas Kicev, pritjet nga ky bashkëpunim i ndërsjellë janë të mëdha, posaçërisht për shkak të faktit q[ anëtarët e këtyre organizatave sindikaliste u referohen problemeve të përbashkëta, karakteristike për këtë rajon në të cilin veprojnë këto sindikata.

“Me Memorandumin parashihen aktivitete të organizatave sindikaliste në të dy shtetet në fushën e aplikimit të projekteve për marrje të mjeteve për zbatim të aktiviteteve para institucioneve adekuate dhe fondacioneve kur kjo është në interes të anëtarësisë. Gjithashtu ofrimi i çfarëdo lloji të ndihmës dhe mbështetjes së ndërsjellë në rastet kur do të kenë probleme për shkak të ideve të veta sindikaliste, aktiviteteve dhe planeve”, thekson ai.

Krahas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, delegacioni i SPM-së, i kryesuar nga Kicev, ndërsa në të cilin ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Zoran Kuzmanovski, zëvendës sekretari i përgjithshëm, Adrian Telqiu, si dhe Vullnet Pocesta, këshilltar i kryetarit të SPM-së, realizuan takim me kryesinë e Sindikatës së punonjësve shtetërorë policorë të Shqipërisë me ç’rast janë pajtuar për një sërë aktivitetesh për periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button