Deari dhe Jotovski në finale

Shëndrit Deari bashkë me bashkëlojtarin e tij Tomisllav Jotovski kanë bërë sensacion në turneun “Future”, i cili është duke u mbajtur në Sharm el Sheik.

Në turneun në dyshe, Deari dhe Jotovski janë plasuar në finale, e cila do të zhvillohet sonte (e shtunë) në mbrëmje. Deri në finale ata arritën falë fitores ndaj dyshes serbe, Rakiç/Tepavac me 6-4 dhe 7-6 në përballjen gjysmëfinale, e cila u zhvillua të premten në mbrëmje.

Seti i parë i takoi dyshes nga Serbia. Deri te barazimi në setin e dytë, i cili u vendos nëpërmjet taj-brejkut, i takoi dyshes nga Maqedonia me 7-6. Ndrkohë, në setin e fundit në pikë Deari dhe Jotovski ishin më të mirë me 10-4.

Ndryshe, në finale dyshja Deari/Jotovski do të përballen me Sebatian Pini dhe Leandro Portman nga Argjentina.

Lajme të ngjashme

Back to top button