PËR FRYMËZUESIN E LIRISË!

Profesor!

Halil Alidema një mendimtar

Një djalë i mbarë dhe veprimtar

Në trojet shqiptare

Dhuratë nga zoti na ka ardhë

 

Profesor!

Koha po kalon e vlera jote

Sot shumë po na mungon

Shqiptarët tanë po humbasin davan!

Kanë mbetur në udhëkryq-duarkyç!

 

Profesor!

Më kujtohet shumë mirë

Kur na flisje për një atdhe e një fole

Të cilën rrugë të tërëve na shtrove ne…

 

Profesor!

Nuk po ka më as burrni as bujari

Ashtu si artikulove zërin për liri

Si punove me këtë rini

Të mësojmë të mbrohemi nga kjo Serbi!

 

Profesor!

Shtetit i quajtur Serbi

I the je shtet kriminel

Sepse për popujt e tjerë

Mendonte vetëm për ferr!

Shkaktoi shumë masakra!

 

Profesor!

Mbi njëzetëepesë vjetë për ty

Asgjë askush nuk ka shkruar

Këngën e jetës shqiptarët

E kanë harruar

Të vërtetën më anashkaluan

Me keqardhje po duhet me treguar

Nuk dinë asnjëri për ta mësuar

As këngën e lirisë

Nuk dinë më për ta cituar

As heroizmin tëndë

Ende se kanë pranuar

Shtete shqiptare

Edhe kemi, edhe nuk kemi!…

 

Profesor!

Pse hero nuk po të shpallin?

Meritat tuja po ja lënë djallit!…

Na shkelen djersën që rrjedhte prej ballit!

Shkelen mbi gjakun e mbi lirinë

Nuk po dinë të ndertojnë as demokracinë!

Po njëmijë lojëra po bëhen mbi ne!

Pse me vetëdije anashkaluan fjalën atdhe

Nuk e thotë askush ku ma hutuan këtë fole

Se në cilën rrugë po ecim ne!

Pse në tonin atdhe

Qielli ende vazhdon të ketë shumë re?

Retë e zeza mbi atdhe!

 

Profesor!

Unë përherë po pyes vend e pavend

Pse nuk ka vendim në asnjë kuvend

Pse qobanët kanë mbetur pa mendë

Mbetën vetëm duke ngarenë…

 

Profesor!

Unë po e dua me njëmend

Të drejtën e mohuar

Të tërë deri tani gabimisht

Këngen ta kënduan

Pa pyetur si e gatuan?

Nuk di as kush asgjë

Për melodinë si e komponuan

As zemrat tona si kanë reaguar

Te publiku-popull

As mendjet e shumta

Si kanë gjykuar?

 

Profesor!

Nuk di askush kur?

As budallai pse kështu ka shkruar?

Asgjë ende nuk është gjurmuar!

Pa pyetur askendë kanë raportuar

Rapsodi çuditrisht pozitivisht ka kënduar…

 

Profesor!

Vdekja jote shumë na patë hutuar!

E parakohshme është komentuar?

Në çastin e vdekjes afër…

Askush s’të ka ndihmuar?

Dhe pas lufte gjërat kanë ndryshuar

Kështu shqipet filluan me jetuar

Pa kriter e hierarki

E mbushën vendin me faqezi

Duke grabitur tërë atë pasuri

Sikur po mbushnin amanetin

E armiqsores Serbi!

Për ta shkatrruar

Tonën demokraci…

Dhe të gjitha vlerat

Që quhen shqiptari!

 

Profesor!

Kot na mësove

Aq shumë për histori

Prapë mentaliteti ynë

Ka plot ligësi

Nuk ndikoi t’na japë

Të merituarën fuqi

Të tërë u zhyten

Shumë në dinakëri

Që po shkatrrojnë edhe sot

Këtë atdhedashuri

Nuk ditën as nuk mësuan

Këngën e lirisë për ta cituar

Të ardhmen për ta ndërtuar…

 

Profesor!

Fjaltë e tuja nuk i citon më njeri

Se i përgjigjen vlerës demokraci

Dhe gjithmonë edhe sot godasin

Në armiqsoren Serbi!

Historia jonë e re ka mbetur

Për një ditë tjetër të re

Ashtu siç rrugën

Ti na shtrove ne

Për një shtet e për një atdhe

Për të gjitha shqipet

Më e shtrenjta fole!

Vepra jote mbetët

Përherë prezent ndër ne…

 

Safet Sadiku

(Kushtuar Mr. Halil Alidemës)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button