Gjatë mbrëmjes në Maqedoninë e Veriut mesatarisht brenda katër minutave janë dënuar nga tre shoferë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar aksionin për të rritur sigurinë në komunikacion duke shqiptuar dënime të shpeshta përmes shfrytëzimit të “radarit të mbrëmjes”, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë periudhës së mbrëmjes, në periudhën prej orës 18:00 deri në ira 00:00, Ministria për Punë të Brendshme, me radar të veçantë për kushtet e natës, ka realizuar aksion për kontroll të përforcuar në territorin e RMV-së për dënimin e shoferëve që lëvizin më shpejtësi më të madhe sesa e lejuara”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë, duke paralajmërua që këto aksione do të vazhdojnë.

Në këtë periudhë janë dënuar 261 shoferë, në mesin e tyre edhe 15 shoferë që kanë lëvizur mbi 50 kilometra në orë më shumë sesa e lejuara. Raportohet që 170 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 91 jashtë vendbanimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button