Një i vdekur dhe 17 të lënduar pas shembjes së një skene festivali në Spanjë

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 17 të tjerë janë lënduar kur erërat e forta shkaktuan shembjen e një pjese të skenës në një festival muzikor vallëzimi pranë qytetit spanjoll të Valencias, mëngjesin e së shtunës, thanë shërbimet rajonale të urgjencës, raporton Koha.net.

Aksidenti ndodhi në Festivalin Medusa, një festival i madh i muzikës elektronike i cili mbahet për gjashtë ditë në qytetin bregdetar lindor të Cullera, në jug të Valencias, raportoi Reuters të shtunën.

Nga të lënduarit, tre pësuan lëndime të rënda traumatike dhe 14 kishin më shumë lëndime të lehta, thanë shërbimet rajonale të urgjencës.

Festivali është pezulluar për momentin “për shkak të motit të keq gjatë orëve të para të 13 gushtit dhe me qëllim të garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve, punëtorëve dhe artistëve”, thanë organizatorët në një deklaratë në faqen e festivalit në Facebook.

Vendi i festivalit ishte liruar “si një masë parandaluese për të lehtësuar punën e shërbimeve të urgjencës dhe sigurisë së Medusa Festival”, vazhdoi deklarata.

Mediat spanjolle thanë se nga erërat e forta janë dëmtuar edhe struktura të tjera në këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button