U përzgjodhën në Maqedoninë e Veriut tre fituesit për pjesëmarrje rinore, presidenti Pendarovski e vlerësoi punën e tyre

Në Maqedoninë e Veriut janë përzgjedhur individët dhe organizatat që kanë kontribuar në jetën shoqërore përmes aktivizimit të të rinjve, transmeton Portalb.mk.

Agjencia për Rini dhe Sport në bashkëpunim me Këshillin Rinor Nacional në Maqedoni, kanë përzgjedhur aktoren Izabela Jakimova në kategorinë individuale (15 deri 29 vjeç). Në kategorinë për grupe (më së paku tre anëtarë) joformale të të rinjve Çmimi i takoi  One Can Youth, ndërsa në kategorinë e organizatave rinore Çmimi për pjesëmarrje i takoi Go Green.

“Nuk do ta teproj nëse them se këta të rinj e tejkalojnë veten dhe shumë prej nesh. Ata me vetiniciativë njohin boshllëqet dhe korrigjojnë padrejtësitë e sistemit. Me veprat e tyre aktivisht kontribuojnë në mirëqenien e shoqërisë. Neve politikanëve na i marrin të gjitha justifikimet se zgjidhja e problemeve është e ndërlikuar, e shtrenjtë ose e pamundur”, deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski gjatë shpërndarjes së çmimeve.

Eko-aktivistët e Shoqatës “Gou Grin” janë shpërblyer për luftën e tyre për t’i transformuar komunat e tyre në komuna të gjelbra. Të rinjtë e “Një mundet” janë shpërblyer për angazhimin e tyre për të drejtat e familjeve me një prind. Aktiviteti i aktores Jakimova, e cila vitin e kaluar u diplomua në FAD vitin e kaluar, është në veprat që krijon – shfaqja më e re rreth temës HIV dhe luftën kundër stigmatizimit të njerëzve me HIV dhe të afërmit e tyre.

“Dëshirojë që të drejtat dhe zhvillimi i të rinjve të jetë kushti themelor për zhvillimin e vendit tonë”, deklaroi kryetari i ARS, Naumçe Mojsovski, duke theksuar që të rinjtë e dijnë më së mirë se çka është më e mira për rininë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button