Zvërlevski: Padia e Gruevskit nuk ndikon në rastin ‘Makedonska Banka’

Padia private e kryeministrit, Nikolla Gruevski, nuk mund të ndikojë ndaj procedurave të Prokurorisë Publike për rastin “Makedonska Banka”, deklaroi Dojçe Velen, prokurori i shtetit, Marko Zvërlevski.  

“Me sa jam i informuar, kjo është në fazën përfundimtare. Nuk do të spekuloj se kur Prokuroria do të prononcohet për këtë. Njëherë spekulova me datën, kështu që doli e pasaktë. Arsyeja për këtë është se lënda nuk është para meje në tavolinë, që të mund saktësisht të di se deri ku është procedura”, u shpreh Marko Zvërlevski, Kryeprokuror.

Të njëjtin qëndrim ndanë edhe, Mihajllo Manevski, ish ministër i Drejtësisë.

“Pse padia e kryeministri të ndikojë ndaj vendimit të Prokurorisë? Nuk ka asnjë arsye për këtë. Kryeministri mund me anë të padisë private ti realizojë të drejtat e veta para gjykatës, kurse kjo në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë në procedurën penale. Këto janë dy procedura të ndara”, tha Mihajllo Manevski, ish ministër i Drejtësisë.

Ndërkaq, një pjesë e ekspertëve dyshojnë se padia e Gruevskit kundër Zaevit nuk do të ndikojë ndaj Prokurorisë Publike. Ndërsa dyshimi edhe më tepër rritet nga fakti se deri më tani asnjë zyrtar nuk ka humbur kontestin gjyqësor kur ka paditur, kurse politikanët e opozitës  dhe mediumet kritike ndaj pushtetit, gjithmonë i humbin kontestet, thuhet në analizën e Dojçe Veles.

Nëse Prokuroria nuk ngrenë procedurë penale, atëherë mbetet që të realizohet vetëm procedura civile për shpifje dhe fyerje, në të cilin paditës është kryeministri, por çka nëse ajo procedurë konfirmon vërtetësinë e regjistrimeve, shtron pyetjen ish kreu i Komisionit të Anti-korrupsionit, Dragan Malinovski?

“Atëherë kryeministri do të gjendej në një situatë shumë të vështirë. Diçka e ngjashme me abolicionin (faljen) e Zaevit. Gjithmonë do të ‘rri’ pezull dyshimi se kishte vepër penale, për të cilin dikush nuk është përgjigjur”, tha Dragan Malinovski, ish kryetar i Anti-korrupsionit.
 
Prokuroria ende nuk është prononcuar për kallëzimin penal që e ngriti LSDM kundër Gruevskit, e në ndërkohë Gruevski ngriti padi dhe si kundërshpërblim kërkon gjysmë milion euro për shpifje dhe fyerje. 

Lajme të ngjashme

Back to top button