Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Tetovë për nisjen e punimeve për ndërtimin e fabrikës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot ishte në Zonën për Zhvillim industrial dhe teknologjik në Tetovë për të shënuar fillimin e punëve ndërtimore për fabrikën për prodhimin e veturave elektrike, transmeton Portalb.mk.

Në hapësirat e kësaj zone industriale planifikohet ndërtimi i fabrikës “e.GO”, fabrikë që merret me prodhimin e veturave elektrike. Kjo fabrikë tashmë një kohë funksionon në Gjermani, ndërsa menaxhohet nga familja Destani.

Kovaçevski theksoi që përmes këtij investimi prej 130 milionë euro, fillimisht do të hapen 890 vende të reja pune me rroga të mira.

Ndryshe, në seancën qeveritare të 11 gushtit u miratua ndihma shtetërore për fabrikën e re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit miratoi Informatën dhe mori Vendim fabrikës së re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike për dhënien e pëlqimit të Marrëveshjes për ndarjen e ndihmës shtetërore të lidhur mes Qeverisë së RMV-së, e përfaqësuar nga Drejtoria për Zona zhvillimore teknologjike industriale dhe “NEKST. E.GO MOBILE”. Veturat elektrike e-go do të prodhohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Investim shumëmilionësh i NEXT.E.GO MOBILE SE, Ahen, Gjermani në TIRZ Tetovë do të hapë 3 deri 4000 vende të reja pune.

Kjo është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë dhe kuptohet që për herë të parë do të prodhohen makina elektrike.

Përfitimet e këtij investimi janë të shumëfishta – nga hapja e vendeve të reja të punës, eksporti i produkteve me vlerë të shtuar, transferimi i njohurive dhe teknologjive, hartëzimi i vendit tek investitorët e huaj në këtë fushë, deri te kontratat dhe punë shtesë për kompanitë vendase.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button