Përmes shantazhit morën 20 000 euro, Policia arrestoi dy persona

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona si të dyshuar për marrje të ryshfetit përmes shantazheve të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Në të vërtetë, më datën 09.08.2022 A.T. nga Strumica ka denoncuar se vitin e kaluar të dyshuarit I.J. dhe S.F. në disa raste me kërcënime verbale dhe me kërcënim me pistoletë kanë arritur ta shantazhojnë për rreth 20.000 euro”, raportoi Policia.

Nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “detyrim me kanosje”, është arrestuar 40 vjeçari I.J. nga Strumica dhe 36 vjeçari F.S. nga Shkupi, për çka ndaj tyre është paraqitur kallëzim penal në Prokurori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button