Për 20 % është rritur qarkullimi në industrinë e Maqedonisë së Veriut brenda një viti

Në Maqedoninë e Veriut në qershor të këtij viti është regjistruar rritje e qarkullimit industrial për 19.2 përqind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit qershor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare për 13.3 %, Prodhimet kapitale për 26.6 %, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 2.9 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 17.0 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me muajin maj, qarkullimi industrial është rritur për 0.8 përqind; ndërsa në gjashtë muajt e parë është shënuar rritje për 17.5 përqind krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button