Së paku 10 të vrarë nga të shtënat në Malin e Zi

Siç raporton “Vijesti”, bazuar në burimet brenda Policisë dhe Zyrës së Prokurorit në Mal të Zi, të paktën 10 persona dyshohet të jenë vrarë nga të shtënat me armë pasditen e së premtes në Cetinë. Katër të tjerë janë transportuar në spital. Në mesin e të vrarëve thuhet se ka edhe fëmijë, raporton Koha.net.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vendi që ai udhëheq nuk mban mend të ketë ndodhur një tragjedi si ajo e mesditës të së premtes në Cetinë, ku raportohet për së paku 10 të vdekur.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, ka shkruar Abazoviq në Telegram.

Sipas Vijesti, mes të vdekurve ka edhe të mitur.

Një 34-vjeçar ka vrarë disa persona në Cetinë të Malit të Zi pasditen e së premtes, dhe më pas është vrarë nga policia, ka raportuar “Vijesti”.

Siç shkruan ky medium, i dyshuari ka qëlluar me armë ndaj disa personave afër shtëpisë së vet në këtë qytet. Sipas burimeve jozyrtare të “Vijestit”, gjithçka nisi nga një konflikt në familje.

Nuk ka ende njoftim zyrtar nga autoritetet. Ndërkaq “Cetinje list” ka shkruar se ka të vrarë edhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button