Nesër KF Shkupi do të fillojë garën për të mbrojtur titullin kampion

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në Ligën e Parë, sezonin 2022/23 do ta fillojë nga stadiumi i Çairit, transmeton Portalb.mk.

Kundërshtari i parë i kampionëve do të jetë Makedonija Gjorçe Petrov, ekipe që do të përballen të shtunën duke filluar prej orës 17:00.

Në Javën e Dytë do të luhen edhe katër ndeshje tjera, ndeshja që do të zhvillohen të dielën:

Shkëndija – Sileks

Bregallnica – Struga Trim&Lum

Pobeda – Tikvesh

Rabotniçki – Akademija Pandev

Ndeshja ndërmjet Skopjes dhe Renovës nuk do të zhvillohet, pasi ekipi tetovar është larguar nga garat e Ligës së Parë akoma pa filluar kampionati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button