Prokuroria filloi procedurë hetimore ndaj Zhan Mitrev

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas konstatimit të rrethanave të caktuara gjatë procedurës para hetimore, sot lëshoi urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër doktor Zhan Mitrevit në lidhje me rastin e trajtimit të pacientëve me Covid-19, të cilin e ka raportuar IRL. Ai dyshohet se ka kryer vepër penale – Mashtrim nga neni 247 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Nga Prokuroria thonë se i dyshuari në periudhën nga prilli i vitit 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të personit juridik – institucion shëndetësor privat për të përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm, me paraqitje të rreme të fakteve, ka mashtruar pacientët e trajtuar për COVID-19 me metodën e hemofiltrimit.

“Prokurori publik kompetent, duke marrë parasysh rrethanat, në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës për sigurimin e të dyshuarit – konfiskim të dokumenteve të udhëtimit dhe të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, si dhe ndalim si dhe ndalimin e nxjerrjes së një të reje. Kjo masë është propozuar për shkak të domosdoshmërisë për të siguruar praninë e të dyshuarit dhe për mbarëvajtjen e procedurës”, njoftoi Prokuroria.

Klinika “Zhan Mitrev” pasditen e sotme përmes një komunikate për media ka konfirmuar se doktor Zhan Mitrev ka qenë sot aty dhe ka dhënë deklaratën e tij, pas ftesës së nga Prokuroria.

“Klinika ‘Zhan Mitrev’ tani dhe vazhdon të bashkëpunojë plotësisht me institucionet për të cilat mund të jetë rasti. Si klinikë kemi qenë dhe vazhdojmë të punojmë tërësisht transparente dhe në interesin e pacientëve. Kjo marrëdhënie nuk është vetëm ndaj institucioneve dhe organeve kompetente në shtet, por është edhe për pacientët tanë. Duke ditur të vërtetën dhe duke u udhëhequr nga standardet e larta të punës, ne do të ndihmojmë për të zbuluar situatën aktuale dhe për të vënë në dispozicion të gjithë materialin dhe
kapacitete njerëzore që e vërteta të dalë në publik”, thuhet në njoftimin për shtyp, duke shtuar se vetëm me një marrëdhënie transparente dhe bashkëpunim të hapur mund t’i shërbejnë të vërtetës dhe vlerave etike dhe morale.

Hetimi dokumentar i Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL), i titulluar “Gjaku i pistë“, po bën ende bujë në opinion.

Sipas hulumtimit të IRL, spitali privat që priti më së shumti pacientë gjatë pandemisë kovid-19 dhe ku trajtimi kushtonte dhjetëra mijëra euro, përdori metodën e hemofiltrimit (filtrimi i gjakut), që praktikisht ishte studim klinik. Në kundërshtim me legjislacionin vendas, studimet klinike nuk janë raportuar dhe miratuar nga MALMED.

Në punimet shkencore të publikuara në bazë të studimeve klinike në “Zhan Mitrev” shkruhet edhe se një pjesë e konsiderueshme e pacientëve kanë marrë infeksione intrahospitalore gjatë trajtimit. Kështu pohojnë edhe disa nga familjarët e pacientëve të vdekur në spital. Sipas Qendrës për shëndet publik – Shkup, klinika “Zhan Mitrev” asnjëherë nuk ka raportuar për paraqitje të infeksioneve intraspitalore, edhe pse me ligj duhet ta njoftojë këtë organ shtetëror.

Pavarësisht reagimeve në opinion se në klinikën e famshme janë bërë eksperimente dhe se pacientët janë trajtuar si kafshë eksperimentuese, ministri përkatës është ende i rezervuar për koment.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button