Një derr me dy gjini ka lindur në Shkup (Foto)

Në fermën familjare të 22-vjeçarit Nikolla Bogdanovski nga fshati Kadino i Shkupit, këtë verë kanë lindur shumë keca dhe derrkuc. Por ditën e djeshme, në mesin e mbërritjes së fundit të 12 derrave, ka lindur një derr me dy gjini.

Nikolla, i cili po ashtu ka mbaruar shkollën e mesme veterinare në vitin 2019, tha për Meta.mk se ky derr është një surprizë e vërtetë për të, pasi që nga fëmijëria ka qenë i rrethuar me kafshë shtëpiake, por deri më tani nuk kishte parë një derr me organet gjenitale mashkullore dhe femërore.

“Me bagëti jam marrë që i vogël. Kemi edhe derra e dhi, edhe shpendë. Deri më tani kemi pasur shumë raste interesante, si kecat me dy gjini, sepse më shpesh ndodh te dhitë. Por deri më tani nuk kam parë kurrë një derr me dy gjini, kështu që ja ku është. Dje në fermën tonë, një nga nënat tona lindi një derr me dy gjini, gjë që është diçka e rrallë për mua. Në këto vite, deri më tani, nuk më ka ndodhur që të më lindë një derr i tillë, por siç e dimë ka gjithmonë një herë të parë”, tha Nikolla.

This slideshow requires JavaScript.

Mundësia për të lindur një derr me dy gjini varion nga 0,1 deri në 0,5 për qind, sipas studimit Interseksualiteti te derrat nga Departamenti i Gjenetikës së Kafshëve, Ushqyerjes dhe Higjienës në Kolegjin Mbretëror Veterinar në Stokholm, Suedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button