Provimi i gjuhës shqipe: shumë pyetje, nuk kishte probleme

Maturantët përfunduan testimin në gjuhën amë i cili u mbajt sot nga ora 10 deri në oren 14.

Ata shprehen se testi nuk ishte aq i vështirë por kishte shumë pyetje.

“Nuk e di se sa pyetje ishin saktësisht por ishin shumë, normal materiali që kemi mësuar për katër vite. Gabime nuk kishte, dhe shpresojmë që do ja dalim mirë”, tha një maturante pranë shkollës së Mesme “Cvetan Dimov”, në Shkup.

“Të gjitha pyetjet ishin të njohura, ishin nga mësimet që më i kemi mësuar. Ishin disa pyetje logjike, të cilat na befasuan pak, por megjithatë mendoj se ishin të nevojshme me qëllim që nxënësit të jenë më të përgatitur për atë që i pret pas shkollës së mesme”, tha një nxënës tjetër i kësaj shkolle.

 

Maturantët e "Cvetan Dimov" -it
Maturantët e “Cvetan Dimov” -it

Edhe maturantët e gjimnazit “Zef Lush Marku”, në Shkup u shprehen se për testimin në gjuhën amtare nuk ka probleme, por shpresojnë që edhe në lëndët tjera të mos ketë lëshime.

“Me testimin më gjuhën amë s’kemi pasur problem, pyetjet ishin të qarta, ishin të mësimeve që i kemi mësuar, me një fjalë nuk kishte gabime. Problem mund të jenë testimet në lëndët tjera, në të cilat shpeshherë ka lëshime dhe frikësohemi se mos dështojmë aty jo nga faji apo mosdija jonë”, thonë maturantët e “Zef Lush Markut”.

Ndërkaq provimi i ardhshëm do të mbahet më 11 qershor për gjuhet e huaja, në anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht.

Më 13 qershor, nxënësit do të hyjnë në provim në matematikë, estetikë dhe filozofi, ndërsa 16 qershor do të mbahen provimet e kimisë, fizikës, biologjisë, historisë dhe biznesit.

Maturantët e shkollës "Cvetan Dimov"
Maturantët e shkollës “Cvetan Dimov”

 

Lajme të ngjashme

Back to top button