RMV, janë regjistruar gjithsej gjashtë raste të murtajës afrikane të derrave

Nga 6 janari i këtij viti, kur u regjistrua shpërthimi i parë i murtajës afrikane të derrave në vend në fshatin Dramçe të Dellçevës, deri dje raste të reja janë konstatuar edhe në Moshticë, Mojanc, Presekë, Tërkanjë dhe Viniçka Kërshlla, njoftoi drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Nikolçe Babovski, transmeton Portalb.mk.

Babovski theksoi se fermat e vogla me një, dy ose tre derra për përdorim shtëpiak, të cilat nuk zbatojnë masat e biosigurisë, tha ai, janë rreziku më i madh për përhapjen e sëmundjes.

Ai u bëri thirrje të gjithë mbarështuesve të derrave, veterinerëve zyrtarë të AUV apo shoqatave veterinare më të afërta, që të raportojnë në kohë çdo rast të dyshuar të murtajës afrikane për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Burimi dhe rezervuari i virusit, thekson Babovski, janë derrat e egër, ndërsa sëmundja që ekziston në rajon me siguri na është sjellë nga ndonjë shtet fqinj.

Drejtori u bëri thirrje edhe një herë qytetarëve që të mos shqetësohen, pasi murtaja afrikane nuk është e rrezikshme për njerëzit dhe as mishi i derrave të infektuar nuk është i dëmshëm, por sëmundja mund të përhapet sepse virusi mbetet aktiv në mishin e freskët.

“Fermat e mëdha nuk janë në rajonin që është prekur tani nga murtaja afrikane. Këto janë raste individuale. Kujtojmë se blegtorët do të marrin dëmshpërblim vetëm nëse raportojnë ndonjë kafshë të dyshimtë dhe të sëmurë në të cilën do të konfirmohet prania e sëmundjes, ndërsa jo edhe për kafshët e ngordhura. Nëse rastet nuk raportohen, kultivuesit nuk kanë të drejtë në kompensim financiar. Nuk bëhet kompensim për derrat që mbahen jashtë, në kundërshtim me ndalesën, të cilët do të konfiskohen dhe do të asgjësohen pa dëm në kurriz të mbarështuesit”, tha Babovski në një konferencë për media.

Ai kujtoi se transmetuesit kryesorë janë derrat e egër, por edhe qytetarët e pakujdesshëm të cilët nuk kujdesen për higjienën dhe nuk zbatojnë masat e duhura dalin dhe hyjnë në ferma.

Kategorizimi i kryer nga AHV dhe që përfshiu 5.608 rezultoi se 708 zbatojnë plotësisht masat e biosigurisë dhe janë me rrezikshmëri të ulët, numri më i madh ose 4.219 janë me rrezik të mesëm, pra zbatojnë masa por jo plotësisht dhe 681 ferma nuk zbatojnë masat e biosigurisë.

Nga 26 gushti e deri më sot, nënvizoi Babovski, ekipet e ekspertëve të AUV-së janë çdo ditë në terren ku kryejnë regjistrim të jashtëzakonshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button